Në Kuvendin e Shqipërisë po mbahet seanca e posaçme për situatën në Veriun e Kosovës. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ka dënuar sulmin nga terroristët serbë. Rama ka shfaqur hapur kritikat për draftin e rezolutës, duke thënë se kjo është një rezolutë që është shfaqur si propagandë e opozitës kundër qeverisë. Rama tha se ccilat parlamente të vendeve anëtarë te NATO, kush miraton rezoluta të tilla drejtuar botës.
”Ai agresion i nxori sërish thonjtë e krizës veriut të Kosovës dhe ja nguli mu në fund, dialogut dhe njohjes së Kosovës. Shfaqja e shëmtuar me armatime të trafikuara për sulm dhe thasët e financimeve kriminale në veri të Kosovës ishte si kronika e zezë i një kronike të paralajmëruar. Lajmi i vrasjes së policit ishte si një bombë që dha sinjalin e përshkallëzimin në atë skenë. Kthen mbrapsht procesin e dialogut dhe ndez llambën e vjetër të krizës mes dy vendeve në Ballkan.
Ngujimi i kriminalëve serbë në Manastir, ishte si një ftesë për provokim për të nxjerrë sulmin e Kosovës. Fundi ishte triumfator, sepse nuk ranë pre në kurth dhe neutralizuan duke iu përgjigjur në mënyrën më të drejtë të mundshme provokimit djallëzor të provokimit serb.
Shpallja e zisë kombëtare në Beograd, ishte shëmbëlltyra e hijes e së shkuarës, e cila ndjek Kosovën kudo sa herë del drita. Për herë të parë nuk u linjëzuam me deklaratën e BE-së, ajo deklaratë ishte kryekëput për Kosovën dhe për deklaratat e saj në procesin e dialogut dhe s’kishte asnjë gërmë për Shqipërinë”,-tha Rama.
