Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Betohet “Qeveria emergjente” e Izraelit

21:25 / October 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
benjamin 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ligjvënësit izraelitë kanë mbështetur “qeverinë e zgjeruar emergjente”, një ditë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi për bashkimin në ekzekutiv me rivalët e tij, për aq kohë sa të vazhdojë konflikti me militantët palestinezë të Hamasit.

Benny Gantz dhe katër anëtarë të partisë së tij u betuan si ministra pa portofol, pasi Parlamenti votoi për Qeverinë e re me 66 vota për dhe katër kundër.

Para votimit, Netanyahu tha në Parlament se “uniteti që kemi krijuar dërgon mesazhin e një force të madhe”, duke u zotuar se “do të shkatërrojmë Hamasin”.

Lideri opozitar, Yair Lapid,  ish-aleat i Gantzit më herët tha se ai nuk do t’i bashkohet Qeverisë. Gjatë një adresimi televiziv, Lapid akuzoi udhëheqësit izraelitë për “dështim të pafalshëm” për shkak të mosparandalimit të sulmit brutal që militantët e Hamasit kryen në fundjavë.

Luftimet që nga 7 tetori midis Izraelit dhe militantëve nga Gaza kanë lënë të vrarë mbi 1.200 persona në Izrael dhe 1.350 në Rripin e Gazës.

Netanyahu dhe Gantz, përmes një deklarate të përbashkët, më 11 tetor njoftuan se janë pajtuar të bashkojnë forcat gjatë luftimeve dhe të formojë “kabinetin e luftës” prej tre anëtarësh, ku do të përfshihet edhe ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Në Qeveri po ashtu kanë mbetur aleatët e Netanyahut të ekstremit të djathtë se hebrenjtë ultra-ortodoksë. Sipas marrëveshjes, Netanyahu është pajtuar që të ndalë reformën në gjyqësor, që ka ndarë shtetin dhe kundër saj janë organizuar protestat më të mëdha në historinë e Izraelit.

Gantz për herë të fundit kishte shërbyer në një kabinet të Netanyahut më 2020-2021, ekzekutiv që u formua në bazë të marrëveshjes që i mundësonte Gantzit të udhëhiqte në pjesën e dytë të mandatit të Qeverisë. Por, në Izrael atëbotë u shpallën zgjedhje të parakohshme para se Gantz të mund të bëhej kryeministër.

Betohet izraeli Qeveria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.