Tre muaj pas vrasjes së Arben Bilalit në Tiranë, policia ka bërë të mundur arrestimin e një prej personave të përfshirë në ngjarje.
Mësohet se A.Xh, 47 vjeç, me precedent të mëparshëm kriminal, u ka siguruar mjetin autorëve të vrasjes.
Lexo edhe- Zbulohen pamjet e momenteve të ekzekutimit të ish-policit Arben Bilali
Ish-oficeri i policisë Arben Bilali jetonte prej vitesh i ngujuar, ndërkohë që vëllain e tij e kishin vrarë me herët. Prej vitit 1997 familja Bilali ishte në një konflikt me një tjetër familje në Yzberisht.
Bilali mbeti i vrarë më 30 janar të këtij viti në Selitë, shumë pranë shtëpisë ku banonte.
Lexo edhe- Jetonte i ngujuar prej vitesh, vrasësit e pritën ish-oficerin Arben Bilali të dilte nga banesa
