Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Sëmundjet e zemrës, faktorët e rrezikut dhe masat parandaluese

21:03 / January 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
heart health1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sëmundje kardiovaskulare quhen sëmundjet që prekin zemrën dhe enët e gjakut. Diagnoza që zë peshën kryesore përsa i përket sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, është sëmundja artereosklerotike.

Kjo sëmundje prek enët e gjakut që ushqejnë zemrën të cilat quhen arterie koronare, enët e gjakut që ushqejnë trurin dhe enët e gjakut periferike që ndodhen kudo në trup.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare mjekja kardiologe, Daniela Teferici në Qendrën Spitalore Universitare ”Nënë Tereza” shpjegon faktorët e rrezikut dhe masat parandaluese për sëmundjet kardiovaskulare.

“Faktorët e riskut që ndikojnë në sëmundjet e zemrës janë faktorë të modifikueshëm siç është diabeti. Një pacient që është me diabet, ka risk shumë më të madh për të patur probleme kardiake. Hipertensioni ka të bëjë me atë që quhet stili i jetesës. Me stil jetese nënkuptojmë pirjen e duhanit, i cili është faktor rreziku për sëmundjet e zemrës, është gjithashtu rritja e kolesterolit, obeziteti dhe jeta sedentare dhe një pjesë të rëndësishme në këto faktor risku e zë dhe mënyra e të ushqyerit”, – shprehet Teferici.

“Pra modifikimi i stilit të jetesës çon në uljen e riskut për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Alkooli është një nga faktorët kryesor që çon në obezitet. Ata që konsumojnë alkool për një periudhë të gjatë, i çon në dëmtim të muskulit të zemrës. Duhet një eliminim i karbohidrateve dhe ushqimeve që kanë yndyra të dëmshme siç janë fast-fudet dhe ato që kanë një stazhionim të gjatë”, – përfundon mjekja kardiologe, Daniela Teferici. /ATA/

masat semundjet zemres
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ristani mbledh strukturat, njofton aksionin për sigurinë ndaj zjarrit: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga Bashkia e Tiranës

12:11 / April 29, 2026

Gjykata Administrative rrëzoi masat disiplinore ndaj deputetëve të PD, reagon Balla: Lajthitje, ka ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit

12:02 / April 18, 2026

Aksioni ndaj Call Centerave në Tiranë, gjykata lë në fuqi masën e sigurisë për personat e ndaluar gjatë operacionit

12:23 / April 17, 2026

Sot protesta e opozitës, cilat janë masat e policisë dhe rrugët që do të bllokohen

08:13 / April 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.