Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Projekti i Ekoparkut të Durrësit, në finalen e “Mies van Der Rohe”, prestigjioz i arkitekturës në botë

10:16 / October 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
393195868 882168383278824 6898754740211690426 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Projekti i Parkut Ekologjik të Durrësit është në finalen e çmimit më prestigjioz botëror të arkitekturës. Komiteti përzgjedhës i çmimit “Mies van Der Rohe” ka vlerësuar transformimin e shkëlqyer të një gangrene urbane plehrash, në një flamur të inovacionit ekologjik dhe arkitekturor.

Ekoparku i Durrësit, nga një venddepozitimi mbetjesh tashmë është shndërruar në një oaz të gjelbër rekreativ. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga transformimi që ka ndodhur në fushën e mbetjeve në Durrës.

“Projekti i Ekoparkut të Durrësit, shembëlltyra e një rilindjeje spektakolare pas një pune kolosale transfomuese, i cili falë talentit të arkitektit spanjoll Jesus Hernandes, ka hyrë dje në finalen e çmimit “Mies van Der Rohe”, më prestigjiozi i çmimeve të arkitekturës në botë”, u shpreh Rama.

Ekoparku i Durrësit është një park i madh publik i ndërtuar mbi një ish-landfill, që ishte një problem serioz mjedisor për qytetin. Nga djegia e mbetjeve pa ndërprerje, ndotja e kanaleve kulluese, ndotja e ujërave të zonave kufitare dhe atyre nëntokësore, kjo fushë është transformuar tërësisht, duke u kthyer në një motor të madh ekonomik për Durrësin. Ekoparku ka një sipërfaqe prej 155 mijë metra katrorë dhe ka parking, zona aksesi dhe zona teknike.

Po ashtu, ka ambiente sportive përfshirë 3 fusha basketbolli, 1 fushë minifutbolli, 2 fusha tenisi. Ekoparku ka po ashtu një kopsht botanik, climbing wall-in më të lartë në Ballkan 28 m, kodrat me hapësira ekologjike, kënde lojërash, hapësira dedikuar aktiviteteve sportive etj.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

18:31 / October 24, 2026

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Protestat, Hita inspektime në terren/ Porosi efektivëve: Ruani qetësinë, ndihmoni qytetarët në nevojë dhe veproni sipas ligjit

13:46 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.