Një ditë më parë këshilli bashkiak i Dibrës i propozoi kryeministrit Edi Rama titullin “Qytetar Nderi”, por vetë kryeministri e refuzoi këtë titull. Këshilltari i pavarur i Dibrës, Astri Ademi, i cili bëri dhe propozimin, thotë se i është shumë mirënjohës kryeministrit.
Për këtë ai ka thënë se do i bëjë Ramës një bust me paratë e tij kur të përfundojë rruga e Arbrit, pasi kjo rrugë është shumë e rëndësishme për banorët e zonës.
“E para është se kjo rrugë ka 28 vite që gënjejnë udhëheqësit dhe më në fund Rama e premtoi edhe unë i kam thënë shprehimisht që: Do ta na gënjesh edhe ti si gjë të tjerët. Faktikisht ai nuk ka gënjeu. As kam bërë bisedë me stafin e kryeministrit, as më stafin e Bashkisë. Ajo ishte një ide personale e imja si këshilltar i pavarur. Është një mirënjohje e popullit të Dibrës për atë rrugë që ne e kemi pasur ëndërr. Unë do të thosha edhe një gjë tjetër për këtë, që ditën kur ta mbarojë do t’i bëjë një bust Ramës, jo kryeministrit por Edi Ramës. Ku të jetë më i përshtatshëm do t’i bëj një bust me paratë e mira. Sepse është një tmerr të nisesh për Tiranë është tmerr për çdo dibran.”, u shpreh këshilltar i pavarur në Bashkinë Dibër.
Në një reagim të Kryeministrisë u tha se Rama është kundër titujve honorofikë për politikanët në detyrë.
Lexo edhe- Dibra e shpall “Qytetar Nderi”, Rama refuzon: Jo tituj honorifik për politikanët në detyrë
