Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish-ambasadori i SHBA: Kosova u trajtua si një fëmijë i padisiplinuar, Serbia e futur në krahët e Rusisë dhe Kinës

10:48 / October 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 10 16 104517
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett thotë se përpjekjet për ta tërhequr Serbinë në krahët e Perëndimit në vend të Kinës dhe Rusisë, nuk kanë dhënë rezultate dhe se tani është koha për të nisur një qasje të re. Kosnett në një intervistë për “Euractiv” tha se gjatë 15-20 viteve të fundit të përpjekjeve për të ndërmjetësuar marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, ekzistonte një lloj tendence për t’u frustruar me Kosovën dhe për ta trajtuar atë si “fëmijë të padisiplinuar, që duhet të bëjë siç është thënë. Kjo, e kombinuar me idenë se Serbia është më e rëndësishmja në rajon dhe ne duhet ta “fusim në vathën evropiane dhe jo ta shtyjmë në krahët e Rusisë dhe Kinës”, nuk ka qenë qasja më e mençur”, shtoi ai.

Ish-ambasadori i SHBA-ve shtoi se Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk iu është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, që kur Moska pushtoi Ukrainën. “Unë mendoj se Serbia është qartazi e futur thellë në krahët e Rusisë dhe Kinës. Çfarëdo përpjekjesh që ndërkombëtarët kanë ndërmarrë gjatë gjithë këtyre viteve për të tërhequr Beogradin drejt Perëndimit nuk kanë treguar ende ndonjë rezultat”, tha ai.

Kossnett, një bashkëpunëtor i lartë për programin e mbrojtjes dhe sigurisë transatlantike në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane, shtoi se është koha që Evropa dhe Perëndimi të jenë më realistë për këtë. Derisa Rusia vazhdon përpjekjet në mënyrë aktive për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, Kossnett tha se do të ishte një manifestim i rëndësishëm i solidaritetit evropian dhe perëndimor të “njohësh realitetin që Kosova ekziston” dhe faktin “që është shtet”.

“Mendoj se kjo do të ishte një kohë e mirë për SHBA-në dhe Bashkimin Evropian që t’i bëjnë një thirrje të fortë atyre vendeve evropiane që janë anëtare të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë,” tha Kossnett.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

13:07 / October 30, 2026

BE nis shqyrtimin e kapitullit të radhës me Shqipërinë

12:58 / October 30, 2026

Kaosi në Kuvend/ “Etika” ndëshkon Sali Berishën dhe pesë deputetë të tjerë të PD-së

11:52 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.