”Bulevardi Dëshmorët e Kombit-Mirëseardhja e liderëve të rajonit dhe udhëheqësve të BE, në nisje të samitit historik të Procesit të Berlinit”,-shkruan Edi Rama në Facebook. Sot në Tiranë mbahet Samiti i Berlinit.
Si i zoti i shtëpisë, Rama ka dalë nga zyra e tij, për të pritur liderët në një tapet të kuq të vendosur para Kryeministrisë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Kreu i qeverisë Edi Rama do të presë të gjithë liderët, deri sa të nisë dhe sesioni i parë i punës, që do të jetë në orën 12:00. Mbledhja do të mbahet në ambientet e Piramidës.
