Kryeministri Edi Rama është stacionuar para Kryeministrisë, ku po pret në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” liderët e BE-së dhe të Ballkanit në kuadër të Procesit të Berlinit. Mes të ftuarve të pranishëm në samitin e Procesit të Berlinit ishte dhe një përfaqësues i vendeve të BE, që ecte me paterica. Problemi me këmbën e tij të djathtë nuk e ka penguar zyrtarin të marrë pjesë në samitin, që bashkon liderët e BE dhe të Ballkanit sot në Tiranë.
