Lideri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, u prit me përqafime nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që mbahet për herë të parë në Ballkan dhe kjo në Tiranë.
Abazoviç u ndal para mediave ndërsa uroj kryeministrin Rama për punimet e Samitit dhe tregoi se e sheh vendin e këtij samiti si një shenjë të mirë për të ardhmen evropiane të rajonit.
“Kryeministri Rama ka sjellë gjithë Europë në Tiranë ashtu si gjithë Ballkanin Perëndimor ashtu si është një shenjë shumë e mirë shpresoj që e ardhmja e të gjithëve është në Bashkimi Evropian”, tha Abazoviç.