Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel gjatë fjalës në Samitin e Berlinit në Tiranë, u fokusua në tre çështje kryesore në fjalën e tij. Së pari ai u ndal te rrugëtimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, për të cilën tha se, puna e bërë dhe rrugëtimi i këtyre vendeve ka qenë tepër i ngadaltë, megjithatë ai theksoi nevojën e bashkëpunimit për ta çuar përpara procesin e integrimit.
“Rrugëtimi juaj ka nisur më shumë se 20 vite më parë në Ballkanin Perëndimor, megjithatë rruga juaj ka qenë shumë e ngadaltë. Na duhet të bëjmë shumë që të jemi gati. Ju duhet të ndërmerrni reformat e nevojshme për t’ia arritur objektivit dhe ne nga ana tjetër duhet të jemi gati për tu zgjeruar.
E di që keni pritur për një kohë të gjatë, dhe e keni krahasuar veten me një nuse, e cila po pret dhëndrin që nuk po vjen në dasmë. Ne po përgatitemi për këtë dasmë. Kjo kërkon përfundimin e të gjitha reformave që keni përpara. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka përqendruar politikën tonë te gjeopolitika e zgjerimit. Asnjëherë më shumë se kurrë nuk duhet të rrimë krah për krah për të mbështetur Ukrainën.
Ju e keni bërë objektivin tuaj për anëtarësimin në BE të qartë si kristali. Ky integrim mund të ndodhë në fusha të ndryshme sidomos në tregun e përbashkët sa i takon bashkëpunimin ekonomik. Së dyti, edhe përfundimi, realizimi i tregut të përbashkët rajonal, do ta nxisë këtë lloj integrimi dhe një marrëveshje e re për njohjen e kualifikimeve do të nënshkruhet sot.
Së treti, nuk mund të lëmë konfliktet dypalëshe të na mbajnë peng, zgjidhja e tyre mund të ketë më i dhimbshëm se reformat por duhet bërë. Mos lini fantazmat e së shkuarës t’ju prishin të ardhmen. Ajp që po ndodh mes Kosovës dhe Serbisë e dëshmon këtë. Duhet fokus tek e ardhmja. Kjo do të jetë fryma e Samitit me Ballkanin Perëndimor që do të zhvillohet në Bruksel.”