Dolce dhe Gabbana është një nga shtëpitë italiane më të njohura të modës. U themelua në vitin 1985 dhe vazhdon të jetë ende një ndër markat më forta, duke mos humbur për asnjë çast shitjet, kjo falë krijimtarisë së madhe, e cila bazohet tek kultura italiane dhe sidomos nuancat e traditës siçliane, të cilat i kanë frymëzuar që nga fillesat e tyre.
Domenico Dolce lindi në një qytet të vogël siçilian, në Polizzi. Ndërsa Stefano Gabbana lindi në Milano. U njohën të dy teksa punonin për Giorgio Correggiari. Para se të krijonin markën e tyre, ata vendosën të punonin për Giorgio Armani, ku edhe nisën të binin në sy për dizajnet e tyre.
Siçilia
Boutique i tyre i parë u hap në Tokio në vitin 1989. Sepse besonin se nuk mund të kishin sukses në Itali që në fillimet e tyre. Ata arritën të fitonin mbi 500 milionë euro që në vitet e para, duke bërë kështu që marka e tyre të kthehet në orientim për shumë artistë, mes të cilëve Madonna dhe Monica Bellucci.
Koleksioni i cili tërhoqi vëmendjen ishte sesioni fotografik me modelet holandeze, Marpessa Hennink, imazhe bardhezi të frymëzuara nga kinemaja italiane e viteve 1940. Veshja siçiliane është thelbi i Dolce & Gabbana, edhe pse shpesh motiv i përsëritur, ai reflekton modelin e gruas nga Anna Magnani deri tek Sophia Loren.
Parfumi
Edhe pse nuk ishin dhe aq të njohur në fushën e modës, ata u bënë të njohur me parfumin e tyre të parë. Në vitin 1992 ata prezantuan parfumin e tyre të parë. Katër vjet më pas ata fituan “Oscar des Parfums” për parfumin më të mirë mashkull nga Akademia franceze e parfumeve, hera e parë që ky titull i jepej një marke italiane.
Frymëzim nga kinemaja
Koleksioni i cili tërhoqi vëmendjen ishte sesioni fotografik me modelet holandeze, Marpessa Hennink, imazhe bardhezi të frymëzuara nga kinemaja italiane e viteve 1940. Veshja siçiliane është thelbi i Dolce & Gabbana, edhe pse shpesh motiv i përsëritur, ai reflekton modelin e gruas nga Anna Magnani deri tek Sophia Loren.
Çifti i modës
Edhe pse shpesh janë komentuar për ndarjet dhe bashkimet e tyre, fakti që Domenico dhe Stefano vazhdojnë të jenë nën të njëjtën çati, tregon lidhjen e fortë që kanë me njëri-tjetrin. Ata u vunë përballë një debati të ashpër në media në vitin 2015, kur dolën kundër adoptimit të fëmijëve nga çiftet homoseksuale.
Evazioni fiskal
Në vitin 2009, qeveria italiane akuzoi Dolce & Gabbana për evazion fiskal. Ata kishin transferuar 249 milion euro në Luksemburg për dy vite, ndaj u shpallën fajtorë sepse nuk kishin deklaruar 1 miliardë euro të ardhura. Gjykata i dënoi me 1 vit e 8 muaj burg, por pas rigjykimit të çështjes, ata u shpallën të pafajshëm.