Aktorja ikonike, Jada Pinkett Smith ka thënë se ajo dhe Will Smith “po punojnë shumë” për martesën e tyre pasi zbuluan javën e kaluar se ata u ndanë në 2016. Ata kanë jetuar të ndarë, pavarësisht se janë shfaqur rregullisht bashkë.
Pinkett Smith tha për NBC se ata me të vërtetë po përqendroheshin në “shërimin e marrëdhënies”. Çifti bëri bujë vitin e kaluar kur Will Smith hyri në skenën e Oscars dhe goditi prezantuesin Chris Rock. Ai bërtiti “Mbaje emrin e gruas sime jashtë gojës tënde të ndyrë”.
”Ne jemi në një vend tani që jemi në një hapësirë të thellë shërimi. Dhe ne me të vërtetë po përqendrohemi në shërimin e marrëdhënieve mes nesh. Ne po punojmë shumë sëbashku për ta kthyer marrëdhënien tonë në një partneritet jetësor. Ai nuk mund të jetë ky bashkëshort i përsosur i idealizuar. Unë duhet të jem në gjendje ta pranoj atë për njeriun që është. Ai duhet të më pranojë mua për njeriun që jam. Dhe ne duam ta duam njëri-tjetrin”,-tha ajo. Kur u pyet nëse çifti mund të jetonte sërish në të njëjtën shtëpi, ajo pranoi se mund të jetonin.