Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Lumë” arrestimesh, mes tyre një 16-vjeçar i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur

12:58 / October 17, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e shtetit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar një 16-vjeçar në kryeqytet, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. blutë e Tiranës kanë arrestuar dhe 17 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale duke filluar nga droga, dhuna, thyerja e masave të sigurisë dhe shkelja e rregullave të qarkullit.

“Tiranë, vihen në pranga 18 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

– A. L., 27 vjeç dhe G. B., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;

– F. B., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Y. S., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasit:

– E. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundështimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;

– H. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin F. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. Gj., 34 vjeç, banues në Bathore, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin B. L., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin Q. H., 31 vjeç, banues në Domje, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti.

Po nga këto struktura u arrestua një shtetas 16 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetas tjetër të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin T. Ç., 37 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi më datë 16.10.2023, në rrugën dytësore Qerekë – Rinas, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Benz”, ka përplasur një automjet policie. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– B.D., 36 vjeç, banues në Kamëz, dhe A.M, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi;

–A. Gj., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

–H. Gj., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Asim Vokshi”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen D. Sh., 61 vjeçe, banuese në Tiranë, këmbësore, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

–E. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin B. M., 64 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– B. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”

Policia e Tiranes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.