Publiku shqiptar është bombarduar me një mori mesazhesh të çuditshme gjatë 24 orëve të fundit prej qeveritarëve të Shqipërisë aq sa shumëkush mund të ketë pyetur veten nëse po heton në një vend normal apo jo.
Siparin e hapi zv.ministrja e Arsimit Lorena e Haxhiu, e cila u bë lëmsh me fjalët e saj para studentëve duke u thënë atyre se: Do të mbillnin atë që kishin korrur” në vend të “do të korrni atë që keni mbjellur”.
Dhe kur e kuptoi që i kishte këputur një mufkë, i futi një të qeshur duke e mbyllur fjalimin.
Pas Haxhiut në skenë del ministri Bledi Çuçi, i cili tha me sigurinë më të plotë në një intervistë në Top Channel se vaji i palmës, i cili po përdorët masivisht në një mori ushqimesh në Shqipëri, mund të konsumohet pa problem duke mos shkaktuar asnjë shqetësim shëndetësor.
Madje, sipas Çuçit problem është gjalpi dhe jo vaji i palmës.
Dhe qershia mbi tortë vjen pikërisht nga zëvendësja e Çuçit, Ermir Gjeçi me përlën e saj të muajit duke thënë: Nëse përdorim allçi në djath, atëherë djathi nuk do të pritej dot. Është ndryshe niseshte dhe ndryshe allçi”, tha ajo tek Top Show gjatë orëvë të vona të mbrëmjes së djeshme duke bërë që të pranishmit të hapnin sytë nga habia.
