Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Mbrojti Serbinë në mes të Tiranës”- Deputeti i PD: Macron kërcënoi Kosovën në kryeqytetin ku një President Amerikan i dha pavarësinë

19:55 / October 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Klevis Balliu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokrate, Klevis Balliu, ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Emmanuel Macron për pezullimin e legalizimit të vizave për Kosovën, duke u shprehur se ai “mbrojti Serbinë në mes të Tiranës duke kërcënuar Kosovën”.

“Presidenti Francez në vijim të traditës shekullore të shtetit të tij e mbrojti Serbinë në mes të Tiranës duke kërcënuar Kosovën me bllokim të vizave integruese në Evropë”, shkruan Balliu, ndërsa thekson se e gjithë kjo, u bë në kryeqytetin e kombit shqiptar, ku një President Amerikan George W Bush dha pavarësinë e Kosovës.

“Macroni, mysafiri që përmbysi kupën e popullit mikpritës

Presidenti Francez në vijim të traditës shekullore të shtetit të tij e mbrojti Serbinë në mes të Tiranës duke kërcënuar Kosovën me bllokim të vizave integruese në Evropë. Kjo u bë në kryeqytetin e kombit shqiptar, ku një President Amerikan George W Bush dha pavarsinë e Kosovës. Kjo është një diferencë dramatike. Qeveria shqiptare dhe politika e saj e jashtme dhe politika kombëtare duhet të jenë të ndërgjegjshëm se mbrojtësi më i madh në BE i qëndrimeve Serbe është Franca. Pavarësisht nga antarësia në NATO ajo nuk e pengon veten të furnizojë me armë Serbinë dhe të krijojë në çdo tryezë diplomatike aspektin sentimental ndaj Serbisë.

Nuk duhet të ketë një shqiptar të vetëm kudo që ndodhet të mos e di dhe vlerësojë këtë raport politik historik të Francës me Serbinë deri tek Rusia. Është një inventar i gjatë datash të tmerrit shqiptar nga qëndrimet franko sllave dhe prandaj Rama është ky shërbëtor i bindur i Vuçiçit,mos kërkoni burim tjetër të së vërtetës”.

Klevis Balliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.