Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dështon votimi për kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve së Republikanëve në SHBA

22:18 / October 17, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Jordan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Republikanët refuzuan kandidaturën e Ligjvënësit Jim Jordan për Kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve gjatë raundit të parë të votimit. Duke mos votuar në favor të tij, disa prej ligjvënësve republikanë ia mohuan kështu aleatit të vendosur të ish-Presidentit Donald Trump shumicën që i nevojitej për të marrë këtë post.

Raunde të tjera votimesh pritet të mbahen në të ardhmen, ndërsa ligjvënësi Jordan po punon të sigurojë mbështetje më të madhe për të zëvendësuar kryetarin e shkarkuar me votim, Kevin McCarthy, dhe për të marrë kështu, si përfaqësues i krahut më konservator të Partisë Republikane, një post qendror në hierarkinë e Shteteve të Bashkuara.

Por, pas gati dy javësh përplasjesh të brendshme në radhët e republikanëve që nga momenti i shkarkimit me votim të zotit McCarthy nga ligjvënësit më konservatorë, votimi në Dhomën e Përfaqësuesve nuk solli një zgjidhje për postin e kryetarit. Rreth 20 ligjvënës republikanë vazhduan të refuzojnë t’i japin votën e tyre ligjvënësit Jordan nga shteti i Ohajos, të cilin e konsiderojnë me pikëpamje më ekstreme se ç’duhet për postin e fuqishëm të Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, i dyti për nga hierarkia e kalimit të pushtetit presidencial.

Ligjvënësit që refuzuan kanë një përqasje përgjithësisht pragmatiste. Në radhët e tyre ka anëtarë të hershëm të legjislaturës, apo kryetarë komisionesh që kanë shqetësimet e tyre për qeverisjen, si dhe deri tek ligjvënës të rinj nga distriktet ku votuesit e tyre preferojnë Presidentin Joe Biden përkundër ish-Presidentit Donald Trump.

Për të marrë këtë post të lartë, ligjvënësit Jordan i duhet të fitojë mbështetjen e pothuajse shumicës së plotë të kolegëve të tij republikanë gjatë votimit në plenare, ndërsa demokratët qëndrojnë të sigurtë në mbështetjen e të propozuarit prej tyre, drejtuesit demokrat Hakeem Jeffries nga Nju Jorku.

Me republikanët që kanë një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve, 221 me 212, Ligjvënësi Jordan duhet të humbasë sa më pak vota të jetë e mundur, dhe të arrijë pragun prej 217 votash, nëse nuk mungojnë ligjvënës të tjerë gjatë votimit.

Ligjvënësi Jordan ka qenë ndër aleatët kryesorë të ish-Presidentit Trump, në veçanti gjatë sulmit të 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit nga mbështetësit e tij në përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhje përballë demokratit Joe Biden. Pak ditë më vonë, ish-Presidenti Trump i dha ligjvënësit Jordan “Medaljen e Lirisë”.

Tashmë si kandidati kryesues i Partisë Republikane përballë Presidentit demokrat Joe Biden për zgjedhjet e vitit 2024, ish-Presidenti Trump mbështeti që në fillim ligjvënësin Jordan për të zënë vendin e ish-Kryetarit McCarthy dhe u pozicionua kundër kandidaturës së ligjvënësit Scalise, i cili u tërhoq javën e kaluar pasi ligjvënësit republikanë nuk iu përmbajtën rregullave të tyre të brendshme për të mbështetur kandidatin e partisë.

jim jordan republikanet SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.