Ministri izraelit i Mbrojtjes i ka bërë thirrje ushtarëve izraelitë të bëhen gati për të hyrë në Gaza, ndonëse nuk ka thënë se kur do të nisë ofensiva.
Në një takim me trupat izraelite që janë pozicionuar në kufi me Gazën, Yoav Gallant u tha atyre të organizohen dhe të jenë gati në pritje të urdhrit për të hyrë brenda Gazës.
“Po e shihni Gazën nga larg, së shpejti do e shihni nga brenda, ua premtoj. Një urdhër do të vijë shumë shpejt”, u tha ai ushtarëve.
Rreth 350 mijë trupa izraelite janë grumbulluar në kufi me Gazën, të pajisur me armatime, municione dhe mjete të rënda ushtarake, në pritje të urdhrit për të nisur ofensivën në Gaza.