Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

U përjashtua nga Kuvendi, Vokshi nxjer zbuluar mazhorancën: Ja nga kush u organizua plani për të bllokuar seancën

21:10 / October 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Albana Vokshi 1200x675 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupimi i Gazment Bardhit dhe Sali Berishës e kishte përgatitur që në mbledhjen e përbashkët të dy ditëve më parë planin për përmbysjen e Kuvendit duke thyer karriget e kabinetit qeveritar, e duke bllokuar portat hyrëse kolegëve socialist, me qëllim bllokimin e seancës.

Albana Vokshi një prej 23 deputetëve të opozitës të përjashtuar nga Kuvendi pas kaosit të krijuar u shpreh se qëllimi i planit ishte të mos lejonin zhvillimin e seancës dhe ia dolën.

Në një intervistë televizive Vokshi shprehet se:

“E kishim në plan që do e bllokonim seancën. Sot zgjodhën këtë mënyrë për ta bllokuar. Ishte pjesë e diskutimit që bëmë në mbledhjen e grupit parlamentar. Rrahëm diskutimet dhe zgjodhëm që një mënyrë bllokimi jo e dhunshme ishte pjesa ku drejtohet seanca. Te Felaj dhe ministrat. U munduam që të pamundësojmë drejtimin e seancës parlamentare të sotme dhe ia dolëm. Kjo ishte një protestë e drejtimeve të mazhorancës, sidomos e seancës së kaluar, e rezolutës së Kosovës.

Në vend që t’i linte hapësirë një lajmi të rëndësishëm, me hile në shkelje të rregullores së Kuvendit, futën në rend dite kërkesat tona që u rrëzuan. Opozita ka disa hapësira parashikuar në Kushtetutë, ka disa instrumente të parashikuara në Kushtetutë. Disa prej instumentave janë shkresat kërkesat për informacion, kërkon informacion për çështje të rëndësishme. Refuzohem ose nuk përgjigjen fare në mënyrë arrogante dhe kampion mban Veliaj dhe Balluku që as nuk denjojnë të të përgjigjen. Nuk japin përgjigje me shkresa në shkelje të kushtetutës dhe të rregullores. Kërkohen dëgjesa në komisione. Kam kërkuar 5 dëgjesa në komisionin për shëndetësinë. Kam kërkuar dëgjesë me ministren Ogerta Manastirliu. U rrëzuan me votë”, tha Vokshi për Report Tv.

Me një plan të ideuar më parë për të dhunuar, deputetët e opozitës kishin shkatërruar sallën, ku karriget e deputetëve ishin mbi tavolina, të tjera të rrëzuara. Demokratët bllokuan edhe hyrjen e deputetëve të PS e më pas në vendet ku ulet Kryetarja e Kuvendit, ato të Kabinetit qeveritar dhe pas portave hyrëse ishin vendosur karrige. Përballë kësaj situate, Partia Socialiste kërkoi përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të 26 deputetëve që krijuan kaosin por Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën vendosi përjashtimin e 23 deputetëve demokratë. Vendimi erdhi pasi sekretariati ka parë pamjet e kamerave të brendshme të sallën së seancave.

Me përjashtimin e saj të dhe 22 kolegëve të tjerë, Vokshi thotë se qytetarët mbetën të papërfaqësuar.

kuvendi vokshi zbuluar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.