Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

”Trupat izraelite do futen në Gazë”, një pushtim i pritshëm tokësor me qëllim eliminimin e Hamasit

09:17 / October 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
F231019CG007 1320x880 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, u tha trupave të mbledhura në kufirin me Gazën se ata së shpejti do ta shihnin “nga brenda” enklavën palestineze, duke sugjeruar se një pushtim i pritshëm tokësor me qëllim eliminimin e Hamasit mund të ndodh së shpejti.

Izraeli ndërmori sulme ajrore ndaj Gazës të enjten, ndërsa vazhdon aksionin për asgjesimin e Hamasit pas sulmit mizor të militantëve të armatosur që vranë 1400 izraelitë. Kryeministri britanik Rishi Sunak ndoqi shembullin e Presidentit Joe Biden me një vizitë në Izrael për të demonstruar mbështetjen perëndimore për luftën kundër militantëve të Hamasit.

Zoti Sunak u takua gjithashtu me princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, i cili e quajti “të neveritshme” vrasjen e civilëve në Gaza. Izraeli e ka rrethuar Rripin e Gazës me një popullsi prej 2.3 milionë banorësh. Sulmet ajrore izraelite ndaj enklavës raportohet se kanë shkaktuar mijëra të vdekur dhe kanë lënë më shumë se një milionë banorë të pastrehë.

Në veri të Gazës, pamjet e marra nga agjencia e lajmeve Reuters nga kampi i refugjatëve Jabaliya, tregojnë banorët duke gërmuar me duar brenda një ndërtese të dëmtuar për të nxjerrë një djalë dhe një vajzë të vogël të bllokuar nën rrënoja. “Tani e shihni Gazën nga larg, së shpejti do ta shihni nga brenda. Urdhëri do të vijë”, u tha zoti Gallant ushtarëve. Nuk pritet futja e trupave gjatë vizitave të udhëheqësve të huaj.

Menjëherë pas deklaratës së zotit Gallant, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu publikoi një video të tij me trupat pranë kufirit duke premtuar fitore. “Të gjithë treguesit janë se më e keqja po vjen”, u tha gazetarëve në Aman Ministri i Jashtëm i Jordanisë Ayman Safadi.

Presidenti Joe Biden do të mbajë një fjalim drejtuar vendit në orën tetë të darkës të enjten, sipas orës së Uashingtonit, lidhur me konflitet në Izrael dhe Ukrainë, ku do të nënvizojë sesa thelbësore është mbështetja nga populli amerikan dhe Kongresi, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Pritet që Presidenti Biden do t’i kërkojë Kongresit amerikan miliarda dollarë ndihma për Izraelin dhe Ukrainën. /VOA/

Yoav Gallant
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026

Papa Leone XIV shfaqet për herë të parë pas operacionit, duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

19:42 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.