Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Koshat në aeroporte më të pista se tualetet

21:35 / January 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Koshat ne aeroporta plot mikrobe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në jetën tonë të përditshme mendojmë se tualeti është i vetmi që përmban më shumë mikrobe se çdo gjë, por studime të ndryshme na kanë vërtetuar se objekte apo sende të tjera përmbajnë më shumë mikrobe edhe se sa tualeti.

Një studim i bërë së fundmi ka zbuluar se koshat në të cilat ne vendosim gjërat tona gjatë kontrollit në aeroport përmbajnë shumë herë më tepër mikrobe se sa një tualet.

Kjo do të thotë se çdo herë që ne kalojmë sendet tona personale, përfshirë dhe telefonin tonë celular, i cili prek edhe fytyrën tonë, ne biem në kontakt me mijëra mikrobe.

Studimi i botuar në revistën “BMC Infectious Diseases” thotë se studiuesit kanë gjetur praninë e viruseve në 10% të sipërfaqeve që ata testuan, të cilat përfshijnë makinat e çekimit të kartave, mbajtëset anësore të shkallëve, sportelet e kontrollit të pasaportave, zonat e lojërave të fëmijëve, ajrin dhe koshat e vendosjes së sendeve gjatë kontrollit në aeroport.  Nga studimi rezultoi se pikërisht në këtë të fundit kishte më shumë mikrobe dhe virusi më i zakonshëm quhej rhinovirus.

Ndërkohë studiuesit po vazhdojnë hulumtimet për të gjetur një mënyrë për ta minimizuar sa më shumë rrezikun që na vjen nga kontakti me këtë objekt.

“Ky studim mbështet rastin për ndërgjegjësimin më të mirë të publikut rreth mënyrës se si përhapen infeksionet virale”-  tha Jonathan Van Tram, një studiues i përfshirë në studim. Ky studim sugjeron aeroportet që të ofrojnë sterilizues për duart pasi të preken sipërfaqe të tilla.

Tashmë të gjithë kemi një arsye më shumë për të mos marrë sende me vete ndërsa do të udhëtojmë me aeroplan, duke bërë të mundur që thjeshtë të kalojmë përmes sigurisë dhe nuk prekim sipërfaqet përreth nesh.

Aeroporte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Greqi/ Kaos në aeroporte, pezullohen fluturimet! Probleme me frekuencat radio

15:20 / January 4, 2026

Danimarka përballet me kërcënim të ri

10:49 / September 26, 2025

Polonia në alarm, radarët kapin dronët rusë brenda hapësirës së saj ajrore. Mbyllen katër aeroporte

09:15 / September 10, 2025

Sulmi me dron i Ukrainës mbyll për disa orë aeroportet në Moskë

09:40 / May 6, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.