Presidenti i SHBA-së, Joe Biden foli të premten në mëngjes me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke ndjekur planet e ndihmës humanitare të rëna dakord në fillim të kësaj jave në Tel Aviv dhe duke diskutuar përpjekjet për lirimin e pengjeve, tha Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti ripohoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe detyrimin për të mbrojtur qytetarët e tij, ndërsa nënvizoi rëndësinë e veprimit në përputhje me ligjin e luftës për të përfshirë mbrojtjen e civilëve në Gaza të kapur në konfliktin e nisur nga Hamasi,” tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Ata diskutuan gjithashtu “përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi – duke përfshirë qytetarët amerikanë – dhe për të siguruar kalim të sigurt për qytetarët amerikanë dhe civilët e tjerë në Gaza”.