Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Qeveria po luan poker”, analisti Burimi: Vendimi i SPAK për Berishën, i vonuar. Bardhi të reagojë

09:42 / October 22, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Genc Burimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Genc Burimi ka analizuar rastin e Sali Berishës, ku dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ka përfunduar pas hekurave. Për të ky aksion i SPAK nuk do të ketë asnjë ndikim te aksioni opozitar. Mes të tjerash Burimi sqaroi se lëvizja e SPAK ishte e vonuar në historikun e ngjarjeve.

“E pash fillimisht si një kthim në normalitet pas vendimit të Non-gratës dhënë nga amerikanët. Më në fund Berisha, do të përballet me drejtësinë e vendit të tij, si në çdo vend të botës, ku drejtësia e vendit tënd bën ligjin. Nëse drejtësia është e kapur, është çështje e dytë që shoh. Berisha do të mbrohet. Por ky është një mesazh i mirë për të gjithë shqiptarët, dhe për vetë Berishën që thoshte; nëse ka dosje për mua, të ma tregojnë. Mesa shoh për vendimin e publikuar, është diçka e vonuar në raport me historikun e ngjarjes. Flasim për ngjarje që paska ndodhur mes vitit 2008-2012. Gjatë kësaj kohe u desh një ankesë e një anëtari të maxhorancës, të Taulant Ballës, në 2020 që të denonconte.

Por ku ishte kjo drejtësi deri tani? Te opozita nuk do të ketë asnjë impakt, pasi prej kohësh e ka thënë se drejtësia në vend është e kapur. Qeveria Rama po bën, po luan një poker. Qeveria do ua prezantojë ndërkombëtarëve lëvizjen e opozitës, si kundër drejtësisë. Manovra e maxhorancës është më tinzare, më adekuate se sa e opozitës, e cila do të vazhdojë rrugën e saj. Për ndërkombëtarët, që do të hyjnë në thelb të kësaj gjëje, pjesa që mbështet Berishën, do të revoltohet se po i arrestojnë liderin. Po luhet aspekti i jashtëm, dhe jo i brendshëm me Berishën. Rreziku për qeverinë Rama do të ishte nëse do të hynte në grevë urie në Kuvend, në sy të ndërkombëtarëve nuk lë imazh të mirë. Arrestimi i Berishës i shërben Ramës në sy të ndërkombëtarëve”, tha Burimi.

Faktit se pse nuk kanë reaguar për ngjarjen Bardhi dhe Meta, Burimi tha; “Partia e Lirisë ka reaguar. Meta s’flet në aspektin personal. Mungesa e reagimit nga Bardhi e habitshme. Edhe nëse nuk do të ishte Berisha sot, aksioni opozitar që ka nisur, do të vazhdojë me Bardhin. Bardhi s’ka dashur kurrë të prononcohet me non-gratat. Ai është sot në pozicion të vështirë. Prononcimi i Bardhit është interesant, ndaj presim. Është herët të flasë, por duhet ta bëjë. Kjo opozitë nuk është më në 3 pjesë, por në dy pjesë. Bardhi mund të shihet si trashëgimtar i Berishës”.

genc burimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.