E diela për familjen e kryeministrit Rama duket e qetë. Ai ka zgjedhur ta kalojë fundjavën bashkë me familjen në ambientet e një lokali të njohur në afërsi të Surrelit, shkruan Tirananews.al
Ajo që vihet re është se djali i vogël i Edi dhe Linda Ramës duket se me shumë pasion, ka nisur të angazhohet në një punë modeste.
Zaho shihet teksa shpërndan akullore, teksa shumë fëmijë presin në radhë për të blerë një të tillë.
Nuk dihet nësë kemi të bëjmë thjesht me një preferencë fundjave të të voglit Zaho, apo është një angazhim i hershëm që e motivon djalin e kryeministrit.
Gjithësesi, zgjedhja duket tejet interesante.
