Koreografi Albi Nako kritikoi një javë më parë në “DWTS Fan Club” anëtarin e jurisë Ilir Shaqiri, duke e quajtur “dhelpër” dhe se pikët që ai jep nuk përshtaten me komentet që bën.
“Vë re shpesh herë në juri që ‘bravo të lumtë, ulu, katër’ dhe ‘nuk ishe fare mirë sot, ulu 10’”, u shpreh Albi Nako.
Ilir Shaqiri i është përgjigjur këtij komenti përmes një videoje të realizuar nga “DWTS Fan Club”, ku shprehet:
“Unë nuk kam këtë lloj ekstremi psiqik që të ha atë që them si koncept, origjinë, kritikë ose si vlerësim, ato pikë jap. I them Albit që ndoshta duhet të ulet dhe t’i rishikojë momentet, kur unë jam shprehur, si profesionist që është dhe ta analizojë më me ftohtësi këtë gjënë sepse të gjeneralizosh është shumë kollaj, të specifikosh është shumë e vështirë.Të komentoj njërën kafshë, apo kafshën tjetër nuk kam shumë dëshirë, por e thënë nga Albi është një kompliment. I kam komplet si shiu mbi mushama dhe nuk më prek asnjë gjë, jam mësuar me këtë lloj hidhe prit dhe më the e të thashë. Unë i uroj Albit të përfaqësojë në Fan Club atë që është zhaneri ynë, që është kërcimi dhe që ai e di shumë mirë në të gjithë kompleksin e fjalës kush jam unë, kush është ai dhe kush është gjithë dynjaja”, përfundoi Ilir Shaqiri.
Pas kësaj deklarate Albi Nako tha se e respekton shumë dhe është profesionist, ndërsa ka shtuar se komentet e tij kanë qenë në formën e batutës.