Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-presidenti i “Partizanit”: Shkëlzeni e Argita më bënë presion! M’u ofruan 500 mijë euro e apartamente për të mbyllur gojën

18:27 / October 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Paro Laci 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi deklaron sesi kërcënohej në emër të Berishës nga familjarë të tij, por edhe nga funksionarë shtetërorë dhe të policisë, për t’u larguar nga kompleksi Partizani, aferë për të cilën po hetohen nën masën e arrestit me burg Jamarbër Malltezi, ndërsa ortaku i tij Fatmir Bektashi dhe ish-kryeministri Sali Berisha po hetohen në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

I ftuar në Report Tv, Laçi përmendi disa prej personave që sipas tij kanë tentuar që ta thyejnë.

“Në emër të Berishës më ka bërë presion dhe ministri i Mbrojtjes, Imamai, më ka thënë që duhet të largohem nga klubi. Me mesazh me telefonata në mënyrë direkte. Na kanë larguar disa herë me forcë dhe ne përsëri futeshim. Na thoshte të ikim nga klubi të ikim në rrugë deri në atë pikë që është ndërrruar një shef komisariati dhe ka ardhur një njeri i Berishës. Tonin Vici na ka thirrur në komisariat dhe na ka bërë presion të gjithë zinxhirit të ekipit të partizanit na kanë thënë mos t’u shohim më te fushat. Më vonë u vura në dijeni  të disa dokumenteve të cilat… ato mund të fshijnë dokumente, por jo në Itali. Në Firence, kemi dokumente që tregojnë se ish klubi është pronë e shtetit. Ne kemi shkuar në Kamëz një presion i paparë. Në Kamëz ishte Erzen Breçani. Nuk na kanë lejuar të afrohemi”, tha Laçi.

Laci u shpreh se presione ka pasur edhe nga vetë djali dhe vajza e ish-kryeministrit Berisha.

“Edhe Malltezi edhe Shkëlzen Berisha edhe Argita e shoqja na kanë bërë presion se janë pronat tona. Përmendnin kudo Sali Berishën. në çdo ambient, si nuk paska përgjegjësi sot Berisha”.

“Mua më kanë dhënë oferta për të më mbyllur gojën, pasi refuzova filluan presionet. Më kanë ofruar 500 mijë euro kesh dhe apartamente. Këto oferta më kanë ardhur në emër të familjes së Sali Berishës. Unë kam thënë se nuk mund të shkel mbi mundin”, shtoi ai.

Laçi deklaroi se do të bëjë padi të re dhe se kërkon që SPAK ta marrë në pyetje në lidhje me çështjen.

Paro Laçi partizani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.