Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Juventusi mund 0-1 Milanin me golin e Locatellit, Roma i falet El Shaarawy! Marvin Çuni fiton penallti në Serie A

23:01 / October 22, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 milani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Serie A e futbollit është në raundin e nëntë. Këtë të diel gjithçka filloi në orën 12:30, me Romën që fitoi 1-0 me Monzën në fundin e ndeshjes. Sulmuesi i Kombëtares, Marvin Çuni fitoi penallti për Frosinonen, me këta të fundit që humbën 2-1 në transfertën e Bolognas. Kryendeshja e javës u vendos nga Locatelli, me Juventusin që mundi 0-1 Milanin në “San Siro”.

Në stadiumin “Olimpic”, Roma fitoi 1-0 në shtëpi kundër Monzës. Për javën e nëntë në Serie A vendosi goli i El Shaarawy në minutën e 90-të të ndeshjes. Një rrëmujë në zonë solli edhe golin, me sulmuesin e kombëtares së Italisë që shkarkoi të djathtën duke e ndalur sferën në rrjetë. Pas fërshëllimës së arbitrit, trajneri i Romës, Jose Mourinho doli me karton të kuq pasi ironizoi dhe u përplas me stafin e miqve nga “Brianteo”. Me këtë sukses Roma ngjitet në vendin e gjashtë në klasifikim me 14 pikë. Monza me 12 pikë zbret në vendin e 11-të.

Në “Renato Dall’Ara”, Bologna vendase fitoi 2-1 me Frosinonen. Për javën e nëntë në Serie A, emrin te protagonistët e këtij takimi e shënoi edhe sulmuesi i Kombëtares, Marvin Çuni. 22-vjeçari u fut në fushë në minutën e 56-të, teksa pas shtatë minutash fitoi penallti për të tijtë, kthyer në gol nga Soule. Paçka penalltisë të kthyer në gol nga Frosinone, vendasit e Cagliarit fituan falë golave të Ferguson dhe De Silvestri në pjesën e parë.

Kryendeshja e javës së nëntë në Serie A foli për Juventusin. “Zonja e Vjetër” mundi 0-1 në “San Siro” skuadrën e Milanit, me golin e një ish-i si Locatelli. Pjesa e parë ishte më mirë për Milanin, paçka se rastet në portat respektive ishin me pikatore. Minuta e 40-të vendosi shumë për këtë përballje, pasi Thiaw la kuqezinjtë me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq për ndërhyrjen e gabuar te Kean. Në pjesën e dytë rolet ndryshuan dhe bardhezinjtë nga Torino shfrytëzuan avantazhin numerik. Duhej perla e Locatellit nga afro 30 metër për të ndëshkuar Miranten, kjo edhe falë një devijimi të mbrojtjes së vendasve. Minutat e mbetura u kontrolluan nga Juve, me Milanin që u duk i pafuqishëm. Në fund Miretti dhe Vlahovic u ndalën nga Mirante, që shpëtoi të tijtë nga goli i dytë. Minuta e 90+5 solli edhe kartonin e verdhë për Allegrin, me trajnerin e Juves që më shumë se për protestë ishte i nxehur me të tijtë që nuk po shënonin golin e dytë për të mbyllur takimin. Me këtë fitore, Juve shkon në kuotën e 20 pikëve po në vendin e tretë, një pikë më pak se Milani i vendit të dytë. Interi me 22 pikë kryeson Serinë A pas javës së nëntë.

image 31

Juventusi milanin mund
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.