Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Komuniteti shqiptaro-amerikan sot protestë para OKB-së: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi

08:13 / October 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
protesta 640x828 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të hënë, më 23 tetor shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se do të protestojnë para selisë së OKB-së në New York, kundër terrorizmit dhe akteve të Serbisë në Veri të Kosovës. Komuniteti shqiptaro-amerikan lajmëron se do të drejtojë thirrjen për SHBA-të që të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të detyruar Serbinë që të ndalojë veprimet dhe politikat kundër Kosovës.

“Komuniteti Shqiptaro-Amerikan do të protestojë para Selisë së OKB-së në Sheshin Dag Hammarskjöld në New York për t’i dënuar aktet e vazhdueshme të terrorizmit dhe luftënxitëse të Serbisë. Shqiptaro-Amerikanët i bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar që të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme për ta detyruar Serbinë që t’i ndalojë dhe të përmbahet nga veprimet dhe politikat që janë duke e minuar stabilitetin e Kosovës dhe Ballkanit”, thuhet në njoftim.

Më tej kërkohet që Serbia të mbajë përgjegjësi për sulmin e 24 Shtatorit, si dhe të gjithë të përfshirët të çohen para drejtësisë. “Më 24 Shtator 2023 terroristët dhe njësitë para-ushtarake nga Serbia ndërmorën një sulm terrorist në Kosovë. Komuniteti shqiptaro-amerikan kërkon që Serbia dhe udhëheqësit e saj të mbahen përgjegjës, si dhe të gjithë të përfshirët në aktet e agresionit dhe terrorizmit të sillen para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Komuniteti shqiptaro-amerikan thekson se rajoni i Ballkanit është një fuqi baruti. “Nëse nuk ndërhyhet, mund të ndizet një luftë e re në zemër të Evropës e që do të jetë një luftë shtesë me të cilën do të duhet të ballafaqohet komuniteti ndërkombëtar”, paralajmërohet në njoftimin për mediat.

protesta 640x828 1

okb
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.