Në vendin tonë në kuadër të Javës së Kombeve të Bashkuara, do të mbahen ekspozita, koncerte, ceremoni çmimesh apo panaire. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjete sociale, ku thotë se këto aktivitete ndihmojnë në ngritjen e së ardhmes duke mësuar nga e shkuara. “Shqipëria mikpret botën. Java e Kombeve të Bashkuara vjen me ekspozita, koncerte, festa lokale, ceremoni çmimesh, panaire e takime mbi shoqërinë, barazinë gjinore, mjedisin, paqen dhe ngritjen e së ardhmes duke mësuar nga e shkuara”, shkruan Rama.
Postime te ngjashme
Add A Comment
