Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Blerja e një apartamenti nga super mbesa e Berishës në Gjermani, Dasara kalon në ”filtrin” e SPAK-ut

12:16 / October 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2015 10 26 08 10 48
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SPAK-u ka sekuestuar disa shpjegime të dhëna nga vajza e Jamarbër Malltezit, Dasara Malltezi, për një institucion gjerman, në lidhje origjinën e 42 mijë eurove të dhëna nga babai i saj. Dokumenti është nxjerrë nga një kompjuter i sekuestruar në studion ligjore “Pustina” dhe bëhet fjalë për një transfertë financiare të kryer nga një llogari bankare gjermane e Jamarbër Malltezit. Përmes saj, jepeshin përgjigjet që Malltezi duhet t’i kthente institucionit gjerman.

Sipas GJKKO, nga përmbajtja e letrës bëhet fjalë për një kontratë blerjeje banese në Gjermani. Referuar dosjes së gjykatës, në letër pasqyrohet se “Babai im depozitoi draft-kontratën për blerjen e apartamentit tim në bankën e tij në Shqipëri, duke i njoftuar ata që i nevojitej të bëhen disa transferta në llogarinë time për të realizuar blerjen. Ekziston një kufizim ditor për transfertat online dhe ai nuk mund të transferonte të gjithë shumën në llogarinë time. Kur ai transferoi 320 mijë euro në llogaritë time, papritmas bankat lokale në Shqipëri patën një problem për rreth 3-4 ditë me sistemin e tyre online. Që kur kontrata ishte e ndjeshme ndaj afateve kohore (paratë duhet të shkonin tek noteri brenda një date të caktuar) në mënyrë që të mos dështonin detyrimet kontraktore, ai vendosi që të transferonte shumën e mbetur prej 42 mijë euro nga llogaria e tij në Gjermani.

Sipas GJKKO, në ndërthurje me të dhënat e rezultuara gjatë hetimit, konfirmohet se në drejtim të llogarisë në Gjermani janë kryer transferta bankare nga llogaritë shqiptare të shtetasit Jamarbër Malltezi. Kofirmohet se nga llogaria e tij janë kryer 4 transferta në total, në vlerën 80 mijë euro për periudhën 08.09.2021-14.09.2021 me përshkrimin “Kalim për blerje apartamenti Desara Malltezi Rotterdam”.

dasara malltezi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shisnin drogë pranë gjimnazeve, lihen në burg 20 personat e arrestuar

16:39 / September 8, 2026

Zbardhet dinamika e vrasjes në Shkodër/ Sherri nisi në mesnatë, autori me pistoletë shkoi në banesën e viktimës

12:40 / September 8, 2026

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Tronditet Shkodra/ Një person vret 24-vjeçarin, i plagos dhe babanë

09:15 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.