Olta Gixhari ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj, një ndër problemet që po has me flokët e saj, për shkak të tërheqjes së tyre.
“Shikoni si kam ngelur qeros, nga tërheqja e flokëve. Kush do kujdeset për këtë tullacllëkun tim? Kam ngelur me dy qime flokë. Unë qënkam qerose. Si qerose me flokë të gjata”, thotë Olta në Instastory.
Bashkangjitur kësaj video, aktorja ka shtuar: “Në mirëbesim po e postoj, mos ma përdorni një ditë kundër”.
Olta Gixhari është duke shijuar padiskutim një ndër kulmet e karrierës së saj. Kujtojmë që Olta është protagonitja e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, i cili ka thyer rekord shikueshmërie. Nga ana tjetër, ajo është gjithashtu pjesëtare e jurisë së shoë-t më të ndjekur televiziv, “Dancing with the Stars”.
Kohët e fundit, Olta ka qënë në qendër të diskutimeve për shkak të përfshirjes së saj në debatin me Ronlado Sharkën, ku ky i fundit e akuzoi për bullizëm.