Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Terroristët e Hamasit të arrestuar: Na premtuan 10 mijë dollarë dhe një apartament për çdo peng

10:25 / October 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 10 24 102105
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Terroristëve të Hamasit të përfshirë në sulmin vdekjeprurës ndaj Izraelit, iu dhanë urdhra të qarta për të vrarë dhe rrëmbyer civilë. Sipas Jerusalem Post , terroristët që shihen duke folur me hetuesit në video, ishin të përfshirë në sulmet e forcave të Hamasit, në kibbutz dhe objektiva të tjerë të organizatës. Megjithëse përvojat që ata përshkruajnë janë të ndryshme, është e habitshme që të gjithë ata pranuan se ishin urdhëruar të vrisnin dhe rrëmbenin civilë.

Plani fillestar ishte që të pushtonin qytetet ku ata kryenin sulmin dhe të qëndronin atje, pas ekzekutimeve dhe rrëmbimeve të civilëve. Disa terroristë të Hamasit u urdhëruan të vrisnin kryesisht të rinj, pavarësisht nëse ishin civilë apo jo, dhe të rrëmbenin gra dhe fëmijë. Një nga të arrestuarit i ka thënë hetuesve se anëtarëve të Hamasit iu ishte premtuar se “kushdo që kthente në Gaza një peng do të merrte 10,000 dollarë dhe një apartament”.

Disa nga skenat e përshkruara nga anëtarët e kapur të Hamasit në video janë rrëqethëse, megjithëse shumë detaje të deklaratave të tyre janë redaktuar. Njëri nga burrat flet për momentin kur pa trupin e një gruaje në dyshemenë e një shtëpie. “Ajo ishte në dysheme. Unë e qëllova dhe komandanti im më bërtiti për shpërdorim plumbash”.

Në fund të videos, të arrestuarit pyeten nëse besojnë se mizoritë e kryera nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit kundër grave dhe fëmijëve janë të lejueshme në Islam. Të gjithë ata dhanë një përgjigje negative, duke shpjeguar se feja e tyre është kundër vrasjes së të pafajshmëve dhe duke pranuar se mënyra e veprimit të Hamasit ngjan me atë të Shtetit Islamik.

hamas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026

Ministri Nufi: Shqipëria drejt një faze të re në NATO, rriten investimet në mbrojtje dhe modernizimin e ushtrisë

14:15 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

Fluks rekord në Rinas, Policia dhe Doganat shtojnë masat: Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë

12:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.