Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kosova dhe Serbia sherr në OKB, presidentja Osmani: Akt agresioni në Banjskë. Beogradi mohon përfshirjen

10:50 / October 24, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vjosa 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku u diskutua për raportin për Kosovën të sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres, Kosova dhe Serbia lëshuan akuza ndaj njëri-tjetrit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se me 24 shtator Kosova “ishte shënjestër e një akti të agresionit të kryer nga Serbia nëpërmjet grupeve terroriste dhe paraushtarake të saj”. Sipas saj Beogradi priste të “të kishte sukses në aneksimin e planifikuar të veriut të Kosovës sipas stilit të Krimesë. Ndërsa u zotua se nuk do të lejojnë kurrë Serbinë të përvetësojë territorin e tyre, presidentja theksoi para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se Kosova donte paqen, ndërsa Serbia luftë.

“Është vetëm një e vërtetë që mund të dëshmohet dhe ajo është se Kosova ka qenë viktimë e një akti agresioni nga Serbia, se Serbia po terrorizon serbët që jetojnë në Kosovë për hir të ndalimit të integrimit të tyre në institucionet dhe shoqërinë e Kosovës; se Serbia dëshiron territorin e Kosovës të cilin nuk do ta marrë kurrë; që Kosova është pala konstruktive në dialog me historikun e zbatimit të shumicës dërrmuese të angazhimeve të saj, dhe se lista e moszbatimit nga Serbia është aq e gjatë saqë do të na duheshin shumë e shumë orë për ta diskutuar atë; se ne duam paqe dhe Serbia më 24 shtator ka treguar që fatkeqësisht do luftë, por ne nuk do t’i lëmë ta kenë”, tha Osmani.

Kryeministrja Ana Brnabic mohoi përfshirjen e Serbisë në sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator, dhe tha se ngjarjet ishin rezultat logjik i terrorit ndaj serbëve. Ajo akuzoi autoritetet e Kosovës për “fushatë të spastrimit etnik” dhe bëri thirrje që KFOR-i të marrë përgjegjësinë për sigurinë në veri të Kosovës.

“Kriza në Kosovë është përshkallëzuar, tragjikisht, por në mënyrë të parashikueshme, më 24 shtator, kur ndodhi konflikti i armatosur, mes një grupi serbësh të armatosur nga Kosova dhe formacioneve policore e paraushtarake te nxitura Prishtina. Hetimet po vazhdojnë për të dhënë të gjitha përgjigjet dhe për të hedhur dritë mbi të gjitha paqartësitë në lidhje me këtë ngjarje, përfshirë mënyrën se si humbën jetën dy nga tre serbët e plagosur, në atë që u duk të ishte një ekzekutim gjakftohtë pas ata u dorëzuan. Dua të pohoj me përgjegjësi se forcat e sigurisë së Beogradit apo të Serbisë, strukturat e sigurisë së Serbisë nuk kanë pasur asnjë lidhje me këtë ngjarje”, deklaroi kryeministrja e Kosovës.

Vjosa Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.