Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Një muaj nga sulmi në Banjskë, Sveçla: Pa sanksionimin e Serbisë, s’ka paqe në rajon

22:40 / October 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhelal svecla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ndërsa sot është bërë një muaj nga sulmi në Banjskë, tha se pa ndëshkimin e Serbisë për atë ngjarje, nuk mund të ketë paqe në rajon.

“Lideri i sulmit të 24 shtatorit, kryekrimineli dhe bashkëpunëtori më i afërt i Presidentit të Serbisë, Milan Radojçiç, edhe pasi pranoi pjesëmarrjen dhe udhëheqjen e sulmit pas publikimit të dëshmive tona, u lirua menjëherë nga autoritetet e Serbisë dhe ka refuzim të dorëzimit të tij tek autoritetet tona të drejtësisë. Për më keq, Serbia shpalli tre ditë zie për tre terroristët që u neutralizuan nga zyrtarët tanë policor gjatë ballafaqimit të armatosur. Këto fakte dhe jo vetëm, dëshmojnë fuqishëm që Serbia sponsorizon me të gjitha kapacitetet e saj terrorizmin në rajon”, tha Sveçla.

Sveçla theksoi se me këtë sulm, Serbia rikonfirmoi që ambiciet e saj për territorin e Kosovës nuk i ka zbehur nuk i ka harruar.

 “Me 24 shtator Republika jonë triumfoi kundër terrorit të Serbisë. Pa sanksionimin e Serbisë dhe ndëshkimin e 24 shtatorit e ardhmja nuk është e përcaktuar qartë për paqe dhe demokraci në rajon. Pa sanksionim të Serbisë në fakt stimulohen akte të tilla që cenojnë integritetin e shteteve fqinje. Heroi Afrim Bunjaku me rënien e tij në ballafaqim me grupet terroriste mbrojti vendin tonë e qytetarët tanë si dhe shpërfaqi kriminalitetin e terrorizmin e sponsorizuar nga Serbia që e kemi thënë prej kohësh”, ka përfunduar Sveçla.

banjske Serbia svecla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Kosova duhet t’i japë fund paralizës politike! Uniteti kombëtar, më i rëndësishëm se kurrë

10:48 / September 4, 2026

Witkoff dhe Kushner drejt Kievit e Moskës, SHBA intensifikon përpjekjet për një zgjidhje të luftës Rusi-Ukrainë

09:57 / September 4, 2026

Vance për konfliktin me Iranin: Kjo nuk është luftë! Trafiku në Ngushticën e Hormuzit është “pothuajse normal”

09:37 / September 4, 2026

Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Gëzojmë imunitet

17:38 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.