Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U shiste drogë studentëve, Policia arreston 25-vjeçarin dhe i sekuestrohen dozat me kanabis

11:03 / October 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim vlore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Vlorës ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili shiste kanabis në afërsi të shkollave të qytetit, kryesisht pranë Universitetit në këtë qytet. Gjatë kontrolleve në banesën e të arrestuarit Emiljano Kananaj, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 50 doza kanabis.

Njoftimi i plotë

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”. Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave. Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale. Sekuestrohen 50 doza lënde narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike, në afërsi të universitetit, në lagjen “Pavarësia”, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 25 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në 50 doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të shkollave të qytetit, kryesisht pranë universitetit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Vlorës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.