Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Çmimet e biletave nisin nga 15 Euro”, shefi i “Ryanair”: Fillojmë nga Tirana me 17 destinacione evropiane

23:22 / October 26, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
michael
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Kastrati Group” ka sjellë në Shqipëri gjigandin e fluturimeve ajrore, kompaninë e mirënjohur “Ryanair”, e cila do të nisë operimin në Shqipëri në 31 Tetor.

Michael O’Leary, CEO i “Ryanair”, kompanisë më të madhe ajrore në Evropë me mbi 3300 fluturime në ditë dhe mbi 600 avionë ka deklaruar se kompania e tij do të nisë fluturimet nga Aeroporti i Rinasit në 17 destinacione evropiane, ose 200 fluturime në javë. Sipas tij, çmimet e fluturimeve do të kenë kosto të vogël, që nga 15 Euro për person për vajtje dhe pritet që numri i vendeve ku do të fluturohen të shtohen në verë.

Në një intervistë për dhënë për emisionin “Opinion”, Michael O’Leary shprehet se fluturimet e kompanisë “Ryanair” nga Aeroporti i Rinasit do të fillojnë duke lidhur Tiranën me Milanon, Romën, Londrën, Parisin dhe Brukselin dhe çmimet për këtë udhëtime do të nisin nga 15 Euro vetëm vajtje. Ai ka thënë se kompania të cilën drejton, ka kostot më të ulëta në Evropë.

Blendi Fevziu: Kur do të filloni fluturimet?

Michael O’Leary: Fillojmë të martën tjetër. 17 destinacione. 200 fluturime ditore.

Blendi Fevziu: 17 destinacione!

Michael O’Leary: 17 destinacione. Do të fillojmë duke lidhur Tiranën me Milanon, Romën, Londrën, Parisin, Brukselin. Të gjitha fillojnë të martën tjetër. Dhe çmimet do të nisin nga 15 euro vetëm vajtje.

Blendi Fevziu: 15 Euro?!

Michael O’Leary: 15 Euro, vetëm vajtje.

Blendi Fevziu: Si mund të mbuloni shpenzimet tuaja me 15 Euro për person?

Michael O’Leary: Sepse ne kemi kostot më të ulëta nga çdo kompani ajrore në Evropë. Ne po ashtu këtë vit u bëmë kompania më e madhe ajrore në Evropë. Do të mbartin 180 milionë pasagjerë…

Blendi Fevziu: Ryanair-i është kompania e parë me kosto të ulët në historinë e Evropës.

Michael O’Leary: Në historinë e Evropës. Shumë saktë.

Blendi Fevziu: Kur filluat?

Michael O’Leary: Ne filluam në Irlandë e cila ashtu si Shqipëria, para 30 vjetësh ishte e pazhvilluar dhe nuk kishte infrastrukturë turistike. Por familja Ryan admironte atë që Southëest Airlines ishte duke bërë në Shtetet e Bashkuara, kështu që më çuan mua në Shtetet e Bashkuara për tu takuar Southëest-in…

Blendi Fevziu: Irlandezët janë kombi i dytë më i përhapur në Amerikë.

Michael O’Leary: Saktë. Po ashtu janë gjithmonë novatorët e transportit. Kemi ndërtuar shumicën prej hekurudha si edhe shumicën prej rrugëve dhe tanimë zotërojmë edhe shumicën prej kompanive më të mëdha ajrore.

Blendi Fevziu: Po, edhe filluat me fluturime nga Irlanda në Londër.

Michael O’Leary: Kemi pasur emigracion të lartë në atë kohë aty.

Blendi Fevziu: Sa fluturime ditore keni tani?

Michael O’Leary: Kemi më shumë se 3,300 fluturime në ditë.

Blendi Fevziu: 3,300 fluturime në ditë?!

Michael O’Leary: Po, 600,000 pasagjerë çdo ditë.

Biletat ryanair Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.