Edhe njëherë tjetër, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin dhe qëndrimin që mbajti ditën e djeshme në Bruksel në takimin me liderët europianë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke pranuar propozimin e BE-së për dialogun me Serbinë. Përmes një postimi në platformën X, Rama teksa shpreh kënaqësinë që lidershipi i Kosovës më në fund bëri thirrjen e duhur, bën thirrjen që është koha e Serbisë të bëjë të njëjtën gjë.”Shikoni se çfarë ndodh me ata që shmangin paqen dhe përfshihen në lojëra me shumën zero. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në fqinjësinë tonë. Bëj paqe, për hir të Zotit, dhe vazhdo”.
Postimi i plotë
Urtësia e popullit shqiptarë, dhe jo vetëm e tij në fakt, mëson se “më mirë vonë se sa kurrë”. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë time që udhëheqja e Kosovës më në fund bëri gjënë e duhur në takimin e djeshëm të Brukselit! Duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së më 21 tetor Kosova sot ndodhet në një pozitë shumë më të mirë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara.
Është koha kritike që Serbia të bëjë të njëjtën gjë. Çdo gjë e pranuar dhe dakordësuar deri tani duhet të zbatohet pa vonese. U bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të mbajnë këtë momentum dhe të shtyjnë palët drejt zgjidhjes përfundimtare.
Mjaft më duke parë gishtin teksa gishti tregon hënën. Mjaft më me të njëjtat muhabete të vjetra dhe të rrezikshme. Mjaft më me shmangien e paqes dhe ushqimin e fantazma të së kaluarës për hir të vogëlsisë së politikës së brendshme. Shikoni jo shumë larg nga këtu se çfarë u ndodh atyre që i shmangen paqes dhe angazhohen në lojëra “o të gjitha o asgjë”. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në këtë lagje të Europës.
Bëni paqe paj Zotin dhe shikoni përpara!
