Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Prej pak kohësh është bërë baba, Klajdi Haruni zbulon domethënien e emrit të vogëlushes

15:54 / October 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Klajdi Haruni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtari i njohur Klajdi Haruni prej pak kohësh po shijon statusin e babait. Në një intervistë televizive ai ka treguar më shumë rreth kësaj ndjesie të bukur dhe të panjohur për të. Ai ka zbuluar se sapo ishte kthyer nga Franca dhe ndodhej me vajzën e tij në krahë gjatë momenteve që po fliste me moderatoret, Jonidën dhe Elonën.

Si ka qenë ky udhëtim i parë për Klajdin kur e dinte se në kthim do ta priste vogëlushja e tij?

Këtë radhë ka qenë dhe udhëtimi im i parë jashtë, pas lindjes së vajzës, dhe kam qenë gjithë emocione dhe gjithë merak. Me gjithë dëshirën për t’u kthyer në shtëpi. Edhe i kam shkruar partneres, edhe më ka shkruar. Emocione të bukura.

Pse kanë zgjedhur Klajdi dhe Orgesa emrin Hea? Cili është kuptimi i këtij emri të veçantë?

Për mua dhe për nusen ka qenë shumë e veçantë si histori. Kemi parë një listë me 10 emra dhe ndaluam të dy tek emri Hea. U munduam që të gjenim ndonjë më të bukur, por ky ishte dashuri me vendim dhe shikim të parë, si thuhet. Hea do të thotë mirësi, hijeshi pra të mirë si mami dhe babi. Emër korean.

Si po shkon jeta familjare, a janë mësuar me ndryshimin e rutinës dhe gjithçka tjetër tani që çifti janë bekuar me një fëmijë?

Po e shijojmë, normalisht me ato vështirësitë e veta të fillimit. Unë po e shijoj shumë, është edhe shumë herët për të folur, por akoma nuk e kam marrë veten tamam. Më duket vetja si në një ëndërr shumë të bukur që na ka bekuar Zoti. Po e përjetojmë dhe po e përballojmë shumë mirë për momentin. Po ia dalim, mendoj që jam një baba që ndihmoj, por varet edhe si mendon mamaja.

Kujt i ngjan më shumë?

Mendoj që është një miks midis të dyve. Njerëzit e Orgesës thonë që i ngjan asaj, ndërsa njerëzit e mi thonë: “Ua, kopje si ti”.

baba klajdi haruni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.