Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Babai e merr në Itali dhe e braktis, 15-vjeçari shqiptar kërkoi ndihmë në polici me ‘Google Translate’

17:52 / October 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia itali 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një djalë 15-vjeçar shqiptar është paraqitur para disa ditësh në polici në stacionin Navile në Bolonja të Italisë, duke kërkuar ndihmë dhe duke i shpjeguar se babai e kishte braktisur në Itali pasi nuk kishte para, me premtimin se do të ketë “një jetë më të mirë”.

Adoleshenti, i cili nuk flet italisht, por që gjithsesi arriti të kërkonte ndihmë duke përdorur “Google Translate”, trokiti në dyert e policisë mbrëmjen e së martës 24 tetor , rreth orës 19:00, pasi kishte kaluar natën e mëparshme në një park të qytetit.

Ai u shfaq i frikësuar nga përvoja që po përjetonte, por me shëndet të mirë. Në dëshminë e tij, ai tha për policinë se ishte braktisur nga babai i tij, një 46-vjeçar me origjinë shqiptare.

15-vjeçari kishte mbërritur në Itali pak ditë më parë, të enjten e 19 tetorit, me një fluturim nga Shqipëria dhe ishte nisur për në aeroportin Malpensa të Milanos, i shoqëruar nga babai i tij, i cili e bindi të largohej duke i premtuar kushte më të mira jetese se ato në të cilat ata ndodheshin në vendin e origjinës, ku megjithatë duket se është kthyer duke e lënë vetëm të miturin.

Karabinierët arritën ta qetësonin djalin, dhe më pas ia besuan ndihmësve të Emergjencave Sociale të Bolonjës që po kujdesen për adoleshentin.

Babai i 15-vjeçarit, siç konfirmuan karabinierët për Fanpage.it , u bë i pagjurmueshëm pas kthimit në Shqipëri në 24 orët në vijim, dhe për pasojë u denoncua në Prokurori për braktisje të të miturve ose fëmijëve të paaftë dhe ndihma dhe nxitja e imigracionit të paligjshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjendjet i pajetë 60-vjeçari pranë lumit Lana, dyshohet se ishte i dehur

14:58 / October 18, 2026

Tensione në protestën në Tiranë, ministrja Ibrahimaj: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara në të gjithë vendin

13:58 / October 18, 2026

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.