Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Neritan Ceka tregon takimin me Berishën: I thash ik nga politika, nuk shkova për këtë qëllim

09:27 / October 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
CEKA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arkeologu Neritan Ceka ka rrëfyer takimin e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha, duke thënë se i dha një këshillë.

I ftuar në ‘Zonë e Lirë”, Ceka tregon se e ka takuar Sali Berishën në vitin 2018 dhe i ka thënë ish-kryeministrit që të largohet nga politika. Ai tregon se me liderin historik të PD është takuar në selinë e partisë, ku zhvilloi një bisedë për largimin nga Parlamenti.

Ceka deklaroi si i ka thënë Berishës që PD e ka vendin në Parlament dhe nuk duhet larguar, por ish-kryeministri i ka thënë se nuk i merrte ai vendimet.

“E kam takuar para disa vitesh Berishën dhe këshilla ime ka qenë largohu nga politika, besoj nga 2018 ndoshta. E kam takuar vazhdimisht. Tek selia atje jam takuar me doktorin. Nuk shkova për këtë qëllim, por biseda u bë për largimin nga parlamenti. Unë i thashë PD nuk mund të jetë pjesë e rrugës. Partia e ka vendin në Parlament dhe nuk duhet larguar, më tha nuk i marr unë vendimet.

I thashë hajde mblidhemi bëjmë fondacionin, vij edhe unë. Bëjmë kulturën. Por nuk më dha përgjigje, nuk reagoi. Ndaj besoj se duke qenë rehat për të ikur, e kthyen në fushën e betejës. Nxjerrja non–grata nuk e justifikonte aktivitetin e tij në atë kohë.

Berisha i përgjigjet sfidës, po i hodhe dorezën Berisha shkon në duel, unë përshembull jam paqësor. Njerëzit llogariten që është në vetëmbrojtje, dhe mbrojtja më e mirë është partia, parlamenti. I kanë dhënë tribunën që e kërkoi dhe e meritoi.

Berisha Neritan Ceka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.