Pedagogia Bojana Fatkoja e ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh se të rinjtë shqiptarë janë të paditur, sepse ata nuk lexojnë.
Pjesë nga biseda në studio:
“Pavarësisht të gjithë atij pozitivizmi dhe optimizmi që unë e shoh botën, të rinjtë shqiptarë janë të paditur, nuk lexojnë. “Fermën e Kafshëve” i bëra një ditë një pyetje sa e kanë lexuar, është libër emblemë. Asnjë se kishte lexuar. U lashë dy javë kohë dhe u dhashë një libër që ta lexonin, dhe kur u kthyen nga pushimet vetëm dy studentë e kishin lexuar. Një farë dembelizmi ka, padije ka, por nuk ka mungesë inteligjence, ka mungesë padije”, tha Fatkoja.
