Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vlorë/ 20 adoleshentë të varur nga heroina, 75 përdorues droge të moshës 14 deri 50 vjeç

14:55 / October 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
heroina ne goje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 20 adoleshentë në Vlorë trajtohen me metadon në qendrën “Aksion plus” për varësinë ndaj heroinës. Mejku Krenar Malaj tha në intervistë se numri i përdoruesve të drogës është rritur nga viti në vit. Ata gjithashtu janë të infektuar me AIDS dhe Hepatit B dhe C.

Ndërsa në total janë 75 përdorues që trajtohen në këtë qendër, tha mjeku Krenar Malaj.

“Aktualisht janë 75 përdorues të heroinës që marrin çdo ditë metadon. Referohet se ka dhe shumë të tjerë por që nuk paraqiten në qendrën tonë. Mosha e përdoruesve të heroinës janë nga 14 deri ne 50 vjeç. Moshat e reja janë pre e infektimeve. Përdoruesit e kokainës dhe hashashit paraqiten tek Toksikologjia në Tiranë”, tha Malaj.

Malaj ka ngritur edhe një tjetër shqetësim për godinat e braktisura në Vlorë, që janë kthyer në baza për injektimin e heroinës, duke sjellë pasoja të rënda për përhapjen e infeksioneve të rënda. Një prej përdoruesve të drogës është infektuar me AIDS dhe disa të tjerë me hepatit B dhe C.

“Këto që përdorin heroinë me shiringë i hedhin vend e pa vend dhe bëhen burim për infeksione. Ne kemi një person që është me SIDA dhe të tjerë me hepatit”, tha Malaj.

 Metadoni është një trajtim që ndihmon përdoruesit e drogës që duan të heqin dorë duke i lehtësuar dhimbjet, por kjo nuk mjafton. Ata kanë nevojë për mbështetje nga shoqëria dhe familja.

“Duhet suport më i madh nga shërbimi shëndetësor dhe familjet sepse janë të braktisur (abandonuar). Ndaj dhe shpesh bëhen kontigjent krimi, vjedhin”, tha Malaj.

heroina varur Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.