Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

100 vjetori i Republikës së Turqisë, Dr.Ilirjana Kaceli: Që në kohën e monarkisë janë kryer kërkime në arkivat e Turqisë

10:01 / October 29, 20238 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 10 29 at 09.56.47
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Doktore e Shkencave në Histori, Ilirjana Kaceli ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës në Fakultetin Histori-Filologji, Departamentin e Historisë, dega Histori në vitin 1996. Master në fushën e Historisë, pranë “Institutit të Revolucionit dhe Parimeve të Ataturkut” në Universitetin e Stambollit (2001). Mban gradën shkencore Dr. i Shkencave në Histori, fituar në vitin 2014, nga Universiteti i Tiranës. Ka një eksperiencë të gjatë në fushën e Arsimit në Shqipëri duke punuar në të gjitha nivelet tij.

Është autore librash dhe bashkëautore jo vetëm në tekstet mësimore por edhe në bashkëpunime ndërkombëtare. Njohëse e gjuhëve të huaja anglisht dhe turqisht. Që nga viti 2006 vazhdon të jetë Lektore e disa lëndëve të historisë në institucionet e larta arsimore. Si një njohëse e mirë e gjuhës turke dhe “gërmimit” në arkivat e këtij vendi shprehet se prej dekadash është tentuar hulumtimi i historisë tonë kombëtare në arkivat turke. Kaceli përmend disa historianë, njohës të mirë të turqishtes që kanë mundësuar nxjerrjen në dritë të shumtë fakteve të reja historike. Në 100 vjetorin e Republikës turke Kaceli dha këtë intervistë për Tirananews.al.

Çmendim keni per gjuhën turke dhe çfarë mbart për Ju ajo?

Gjuha turke është një gjuhë që flitet në Evropën Juglindore, përtej zonës Kaukazit deri në Azinë e Mesme por edhe më larg edhe në Siberi. Ajo ndahet në disa degë . Brenda familjes së saj mendohet që hyjnë mbi 30 nëndegë ose siç quhen dialekte të saj. Shumë fjalë të përdorura në gjuhën turke i gjejmë edhe në gjuhët evropiane siç gjejmë edhe tek vetë ajo fjalë persiane dhe arabe. Disa turqizma gjenden edhe në gjuhën tonë shqipe por që paraqesin shprehje të veçanta apo ndonjë dukuri . Për shembull: bakër, bojë, bobrek, kat, duhan, xhep, bela, bylmet, kusur, kadife, hak, pare, çorbë, behar, zanat, top, bakllava, sarma, pilaf, sulltan, sulltaneshë, padishah etj. Për mua gjuha turke është gjuha që ne mund të njohim historinë moderne të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga shekulli XV deri në ditët tona.

Sot në Turqi filtet turqishtja zyrtare me gërma latine e cila kuptohet lehtësisht që u vendos nga Ataturku nëpërmjet reformës së ndryshimit të alfabetit dhe gjuhës turke në vitin 1927. Ataturku ju drejohej të gjithëve me fjalët: “Më jepni një gjuhë të mirë, t’ju jap një komb të qytetëruar”. Nga 3 nëntor 1928 alfabeti i ri latin me 28 gërma u bë i detyrueshëm dhe zyrtar për të gjithë populin turk.

A kemi ne studiues të tjerë që hulumtojnë nëpër arkivat e Turqisë?

Turqia duhet të theksojmë se është një nga vendet me të cilat ne këtë vit festojmë 100 vjetorin e lidhjes së marrëveshjeve diplomatike ndërmjet dy shteteve. Ndaj qysh pas ndërrimit të sistemit është bërë më e lehtë dhe më prezente hyrja e studiuesve shqiptarë në Arkivën Qendrore të Shtetit Turk ku përshin dy periudhat; Periudhën Osmane dhe Republikën Turke. Po ju sjell një fakt nga historia. Qysh në kohën e Monarkisë shqiptare në një dokument të vitit 1933 që gjendet në Arkivën e Shtetit është një kërkesë e Ministrit të Arsimit Hil Mosi drejtuar konsullatës shqiptare në Stamboll ku i kërkon konsullit të asaj kohes z.Abdyl Sula që nga konsullta jonë aty të kryhen kërkime në Arkivat e Vjetra të Turqisë.

Në kërkesë bëhet fjalë për të mbledhur lëndë të saktë mbi lëvizjet shqiptarë, mbi Shqipërinë për rishkrimin e historisë kombëtare qysh nga koha e sundimit Osman. Të bëhet radhitja e tyre sipas kronologjisë dhe studimit të dokumenteve. Pra që të realizohet një kërkim i mirëfilltë në histori duhet lënda e parë e cila gjendet ne arkiva. Në Shqipëri ka shumë turkologë të shquar që kanë studiuar në arkivat e Turqisë si: Ferit Duka, Dritan Egro, Nezir Bata, Hasan Bello, Eduart Caka, Behar Kaçeli, Ermal Nurja, Rezart Mezani, etj. E rëndësishme për krahinën e Matit është se një ndër themeluesit e degës së turkologjisë në Shqipëri është i ndjeri Profesor Doktor Shaban Çollaku. Ndërsa sot i shërbejnë historisë sonë kombëtare këta turkologë nga Mati: Nezir Bata, Eduart Caka, Ilirjana Kaceli, Behar Kaçeli dhe dy sudiues të tjerë të rinj që po kryejnë studimet aktualisht në Turqi.

A kanë mundësi të hyjnë nëpër arkiva studiuesit e sotëm?

Po sot studiuesit tanë duke qenë njohës të mirë të gjuhës turke dhe gjuhës së vjetër osmane, por edhe të gjuhëve perse dhe arabe kanë shumë lehtësira për të punuar në arkivat e ndryshme të Turqisë.

Ju jeni autore e gjuhës turke a mund të përmendni disa prej studimeve?

Unë kam kryer kërkime arkivore disa herë në arkivën e Stambollit, në Bibliotekën e Qendrës kombëtare të studimeve të Ataturkut, bibliotekën e qytetit të Stambollit etj. Kam marrë pjesë dhe referuar në disa konferenca por edhe kam botuar disa botime lidhur me marrëdhëniet shqiptaro-turke, luftën nacionale të popullit turk, por edhe studime nga historia shqiptare. Kam referuar edhe si lektore e historisë në Universitetin e Sakarjas nëpërmjet programit kulturor të shkëmbimit Mevlana.

Bashkëautore në librin: “100 yilinda Cumuhriyet ve Kazanımları”, book chapter botuar me rastin e 100 vjetorit të Republikes Turke nga Ministria e Kulturës së Republikës Turke, Universiteti i Ankarasë dhe Universiteti i Vanit/ 28 Tetor 2023. Autore e Monografisë shkencore: “Shqipëria dhe Turqia 1912-1939 nga ndarja drejt miqësisë”, (400 f) miratuar për botim nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Ballkanologjike “Aleks Buda”, Universiteti i Elbasanit, Bashkëautore e librit: “Mehmet Akif and national anthem on the 100Th Anniversary af its adoption”.

Më 29 Tetor 1923 Turqia u shpall Republikë, sot 100 vjetori

Turqia ka shtrirje kryesisht në Gadishullin e Azisë së Vogël dhe në një pjesë të vogël të saj në në Gadishullin e Ballkanit. Turqia nga ana gjeografike do të kufizohet me tetë vende: me Greqinë në perëndim; me Bullgarinë në veriperëndim; me Gjeorgjinë në verilindje; me Armeninë, Azerbajxhanin e Iranin në lindje, me Irakun në juglindje dhe me Sirinë në jug. Turqia në perëndim laget nga Deti Egje, në veri nga Deti i Zi dhe në jug nga Deti Mesdhe. Bosfori, Deti Marmara dhe Dardanelet e ndajnë Trakinë dhe Azinë e Vogël; ose sic themi Evropën dhe Azinë. Vendndodhja e Turqisë i ka dhënë asaj rëndësi gjeopolitike dhe strategjike përgjatë historisë.

Në mbarim të Luftës së Parë Botërore Turqia, si aleate e Bllokut Qendror e humbi luftën. Tashmë fati i saj ndodhej në udhëkryq. Si rezultat i pazarllëqeve dhe i planeve copëtuese të Fuqive të Mëdha dhe aleatëve të tyre ballkanikë, kombi turk rrezikohej të humbiste dhe të copëtohej. Një ndër lidërët e saj ushtarakë Mustafa Qemali më mirë se kushdo, e kuptoi “rrezikun që i kanosej atdheut të tij”. Ai filloi ta kuptonte që sigurimi i dinjitetit dhe i pavarësisë së Kombit, nuk do vinte me “lutje” e me thirrje për drejtësi e “mëshirë” por me luftë.

Qysh më 19 maj të vitit 1919, në krye të Luftës Kombëtare Turke u vu Mustafa Qemali, një ushtarak i zoti, i cili u tregua i aftë për bashkimin e të gjitha forcave kombëtare të popullit Turk për të siguruar pavarësinë e vendit të tij. Ai qëndroi i vendosur në idetë e tij dhe në luftën pa kompromis deri në fund, kundër armiqve të jashtëm e të brendshëm të Turqisë. Kur e kërkuan interesat e vendit ai nuk u lëkund por ju kundërvu edhe sulltanit kalif dhe klikës së tij. Kjo luftë që ka hyrë në historinë moderne turke si Lufta Kombëtare arritjen përfundimtare të saj kishte krijimin shtetit kombëtar turk. Më 29 tetor 1923, Turqia u shpall Republikë me president të parë të saj Mustafa Qemalin.

Lufta Nacionale e popullit Turk është përcaktuar nga studiuesit e saj, si faza e parë dhe kryesore e revolucionit Turk. Nacionalistët turq nën udhëheqjen e Mustafa Qemalit shpallën se po luftonin për të mbrojtur të drejtat e kombit. Nga kjo luftë lindi një shtet i ri, Republika, lindi një Turqi e re mbi gërmadhat e një perandorie kozmopolite, që koha dhe ngjarjet e zhvilluara e çuan drejt rënies.

Faza e dytë do të ishte epoka e reformave të zhvilluara nga drejtuesi i shtetit Turk Mustafa Qemal Ataturku. Për reformimin e jetës politike socilale dhe shoqërore të popullit turk ai luftën dhe përpjekjet për zhvillimin do t’i zhvillojë në bazë të parimeve themelore që ishin ideologjia e revolucionit turk:. Republikanizmi, Populizmi, Nacionalizmi, Shtetizmin, Laicizmi, dhe Reformimi. Këto parime që u quajtën Ataturkizëm me reformat dhe zhvillimet e shpejta që rrodhën nga zbatimi i tyre, me rezultatet e arritura në periudhat e mëvonëshme rritën prestiugjin e Turqisë në arenën ndërkombëtare. Populli shqiptar e ka vlerësuar gjithmonë veprën madhore të Mustafa Qemalit. Të gjithë reformat dhe zhvillimet që ai kreu në Turqi e kanë gjetur jehonën e tyre edhe në shtypin e viteve 20-30 si në gazetën: . Shqiptari i Amerikës”, “Gazeta e Korçës”, “Hylli i Dritës”, “Dajti”, “Përpjekja Shqiptare”, “Minerva” “Rivista Ushtarake” etj.

Ilirjana Kaceli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Në funksion të kthesës së mandatit të katërt”- Rama prezanton dokumentin “Besa”: Pesë vende patën të njëjtën sëmundje me patronazhistët, gur i varrezës politike

17:58 / July 30, 2026

PS reagon pas debatit për hartën e re territoriale, mohon zhdukjen e 15 bashkive! Ja sqarimi zyrtar

17:34 / July 30, 2026

“Me ligj e jo vetëm me zakon”, Rama: Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve” për një familje në Theth

16:46 / July 30, 2026

Reforma territoriale, Tirana News siguron draftin e PS-së. Shkrihen 15 bashki, mbeten 12 qarqe! Qyteti nivel i ri qeverisës, Rinasi i shtohet Tiranës

15:35 / July 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.