Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Spitali i Fierit, Koçiu: Mjekët diagnostikojnë patologjitë e arterieve që furnizojnë trurin nëpërmjet angiografisë cerebrale

13:56 / October 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spitali i fierit 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në spitalin Rajonal Memorial Fier kanë filluar të realizohen me sukses procedurat e para të diagnostikimit të patologjive të arterieve karotide (arterieve kryesore që furnizojnë trurin me gjak) dhe arterieve cerebrale nëpërmjet angiografisë cerebrale.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se “në Njësinë e Strokut në Spitalin Rajonal Memorial Fier, realizohet me sukses procedura e diagnostikimit të patologjive të arterieve që furnizojnë trurin nëpërmjet angiografisë cerebrale. Kjo procedurë realizohet duke përdorur teknologjinë më bashkëkohore nëpërmjet një kateteri duke krijuar pamje imazherike të avancuara, për të shmangur ndërhyrjet kirurgjikale te pacienti”.

Ministrja Koçiu shprehu mirënjohjen për ekipin multidisiplinar turko-shqiptar të Spitalit Memorial. Ky ekzaminim mjekësor mini-invaziv përdor rrezet x dhe identifikon problematikat shëndetësore të enëve të gjakut në tru, tek pacienti. Gjatë angiografisë cerebrale imazhet u morën në mënyrë elektronike duke krijuar pamje të enëve të gjakut. Kjo procedurë realizohet duke përdorur një kateter, pamje imazherike të avancuara dhe injeksionin e kontrastit.

Ekipi multidisiplinar i spitalit Memorial realizoi procedurën e Angiografisë diagnostikuese Cerebrale, e cila u përdor për të zbuluar ose konfirmuar anomalitë e enëve të gjakut të qafës dhe të trurit, përfshirë: aneurizmën, malformacionet arterio-venoze, ngushtimin e arterieve, ngushtimin e enëve të gjakut, mpiksjen e gjakut (trombe), diseksionin vaskular, goditjen në tru (stroke).

Nga kjo ndërhyrje pacienti ka këto përfitimet shëndetësore: Angiografia Cerebrale eliminon nevojën për ndërhyrje kirurgjikale tek pacienti. Kjo metodë pranohet si standardi i artë në diagnostikimin e sëmundjes së arterieve cerebrale. Nëpërmjet angiografisë bëhet vlerësimi nëse lezionet e vazave që furnizojnë trurin kanë indikacion për trajtim kirurgjikal/ endovaskular apo konservativ.

Ekipi Multidisiplinar është i përbërë nga mjekë turq dhe shqiptarë si dhe teknikë imazherie të trajnuar. Në ekip marrin pjesë mjekë specialistë neurologë, neurokirurgë, radiologë, intervencionues dhe kardiologë. Nga fillimi i procedurës në muajin shkurt 2023 janë realizuar deri më sot 6 raste të referuar nga shërbimi i neurokirurgjisë në QSUT dhe nga spitalet rajonale në vend.

Fier
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nis viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin/nxenes,mesues, 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka

08:56 / September 14, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

11:53 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.