Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të takohet të hënën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Von der Leyen sot ka nisur një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Kjo vizitë u bë me qëllim që të diskutohet bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.