Të dielën u shënua një sherr pronësie që agravoi deri në përdorimin e armës. Kjo ndodhi në zonën e Kepit të Rodonit.
Në konflikt janë përfshirë disa persona që pretendojnë se janë përfaqësues të Kishës Katolike, me banorët e fshatit Shetaj, mes tyre edhe ish-deputeti i PS Mark Frroku dhe të afërm të tij. Si pasojë policia ka vënë në pranga 8 persona që janë përfshirë në konflikt, mes tyre edhe Frroku.
Përfaqësuesja e Kishës Katolike në këtë zonë, Ana Shtjefni ka thënë për një media në vend, se personat që kanë pretenduar se janë përfaqësues të Kishës, nuk janë të tillë.
Ajo ka deklaruar se personat që kanë nisur rrethimin e zonës dhe nuk janë përfaqësues të Kishës dhe as të autorizuar nga kjo e fundit, dhe se sipas Shtjefnit kanë dashur vetëm të përfitojnë nga ky konflikt.