Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli do të duhet të paraqitet në dyert e Prokurorisë në orën 10:00, ditën e mërkurë më 1 nëntor. Ai do të pyetet për të dhënë versionin e tij mbi hetimet që po kryen për dëmshpërblimet e tërmetit.
SPAK-u po kryen hetime ndaj kryebashkiakut dhe zyrtarëve të bashkisë, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
Nga ana tjetër, SPAK-u ka vendosur nën hetim edhe kryetarin e Rrogozhinësn Edison Memollën, pas denoncimeve se dy kryebashkiakët kanë abuzuar me tenderat e pastrimit të qytetit, por edhe se kanë firmosur dëmshpërblime mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti. Memolla u paraqit disa ditë më parë në SPAK
