Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Për herë të parë, Elsa Lila me koncert recital: Muzika është pasion, nuk bëhet me njerëz që s’të duan!

15:20 / October 30, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elsa lilaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Elsa Lila vjen me një koncert recital për hërë të parë për publikun shqiptar.

Në Pallatin e Kongreseve, po bëhen përgatitjet e fundit për koncertin e 1 nëntorit, ku Elsa Lila, e shoqëruar nga një bandë muzikore italiane do të performojë për të gjithë ata që janë rritur me këngët e saj, nga “Pyes lotin”, “Vetëm një fjalë” e deri te “Evita”, kënga dedikuar vajzës, me të cilën mori pjesë vitin e shkuar në Festivalin e Këngës.

Me emocionet për këtë event të rëndësishëm në karrierën e saj, në një konferencë për mediat këtë të hënë, Elsa Lila u shpreh se ky koncert vjen si një ndjenjë detyrimi ndaj artdashësve që e kanë mbështetur në këto 27 vite në muzikë.

“Kur unë fillova në muzikë, shumë prej tyre ishin fëmijë si unë dhe tani jemi rritur. Nuk kam bërë më parë një koncert recital dhe këtë e ndjej si detyrim ndaj publikut që më ka dhuruar dashuri”.

Pse “Finalmente Elsa”?

“Finalmente, (më në fund), sepse pas gjithë këtyre viteve, vjen pjesëmarrja ime me një koncert të tillë. E kam lënë në italisht, që të shërbejë si një urë mes dy vendeve, pasi unë prej 26 vitesh jetoj atje dhe kam dy nënshtetësi. Kam parë disa komente, njerëz që thonë se nuk u pëlqen kjo (titulli i lënë në italisht), por unë besoj se në vitin 2023, kohët kanë evoluar kaq shumë, sa të ndalojmë në këto vogëlsira. Për mua ka rëndësi ideja”, shpjegoi këngëtarja.

Koncerti, një ndërthurje mes muzikës pop, barok dhe tradicionale

Të gjitha këngët e Elsës, të cilat i kemi dëgjuar dhe kënduar prej vitesh, do të jenë pjesë e koncertit. Para gazetarëve, artistja shpjegoi se në bashkëpunim me bandën italiane, do të interpretojë në skenë zhanret muzikore, në të cilat ka provuar veten gjatë krijimtarisë së saj artistike.

“Do të ketë pop mbi të gjitha, por edhe disa pjesë tradicionale shqiptare, pasi unë i kam kënduar si p.sh. ‘Margjelo’, që do të vijë në një tjetër version apo ‘Moj e bukura more’. Do të ketë edhe pjesë baroke”, tha këngëtarja.

Disa “sekrete” nga “Finalmente Elsa”

Pjesë e bandës muzikore do të jenë kompozitori Enrico Melozzi, që disa herë ka drejtuar orkestrën e Festivalit të Sanremos, kitaristi Nicola Costa, basisti Roberto Gallinelli, Lele Melotti, Alberto Barsi, Donato Sensini, Guido Della Gatta e Clauidio.

I ftuar special do të jetë këngëtari Pirro Çako. Kënga e Lilës në bashkëpunim me Çakon “Diferenca je ti” është ende një hit dashurie. “Do të jem unë, muzika dhe miqësia”, tha këngëtarja, duke treguar se s’do të ketë të ftuar të tjerë dhe për këtë e ka një shpjegim:

“Muzika për mua është mjeti më i fortë i shprehjes. Duke qenë pasion, nuk mund të bëhet në mënyrë organike me njerëz që s’të duan!”

Për Elsa Lilën, muzika është vetë jeta, ndaj edhe pse është shkëputur disa herë nga tregu muzikor, thekson se do të merret me muzikë “derisa të vdesë”. Ndërkohë, organizatorët zbulojnë se ky koncert recital nuk do të jetë ‘show’, por do të ketë “muzikë të mirë dhe disa rrëfime përmes këngës nga artistja”, që publiku mund t’i shijojë këtë të mërkurë në mbrëmje, në Pallatin e Kongreseve.

Elsa Lila
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.