Drejtoria e Burgjeva ka ngritur një grup punë për të verifikuar nëse ka shkelje në trajtimin e të dënuarit Imer Jupa, i cili pretendon se është lidhur me zinxhirë dhe pranga për 6 ditë. Zv. Drejtoresha e burgjeve, thotë se hetimi është në fazën e verifikimit dhe mbledhjes së të dhënave dhe nëse faktohen pretendimet do të ketë masa për përgjegjësit.
“Vendimin e merr Komisioni i Vlerësimit të Riskut pranë IEVP, i cili mblidhet, vlerëson situatën dhe del në një vendim. Për aq sa jam njohur me rastin, i dënuari në tërë praktikën dhe qëndrimin e tij në burgje ka manisfestuar sjellje që në mënyrë të vazhdueshme kanë qenë problematike, duke treguar mungesë respekti ndaj institucionit dhe gardianëve. Po ashtu sipas asaj që IEVP thotë, i dënuari ka shfaqur edhe sjellje të dhunshme kundrejt të burgosurve të tjerë”, tha Kareci.
Besnik Deda, përfaqësues i Avokatit të Popullit tha se shpesh herë kanë dalë me sugjerime për aplikimin e dënimeve brenda IEPV-ve. Ai ngriti shqetësimin e mungesës së një institucioni specifik për trajtimin e rasteve që shfaqin problematika të shëndetit mendor, përgjegjësi e Shëndetit mendor. Mungesa e mjekëve psikiatër ishte një tjetër shqetësim.
“Kuadri ligjor që funksionon në burgje ka programe që parashikojnë kufizimin fizik, administrata e burgjeve ne bashkëpunim me organet e Ministrisë së Shëndetësisë duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë të dënuarve me probleme shëndetësore”, tha avokati.
Sa i takon hapave që ndërmerren nga IEVP-të, në rastet kur një i burgosur shfaq sjellje të dhunshme ndaj
“Ka një procedurë të përcaktuar qartë që rregullon procesin e mbikëqyrjes së veçantë, e cila aplikohet kur i dënuari ka cënuar rëndë sigurinë e të burgosurve, të institucionit apo vetes së tij. Në këtë moment, pasi merret vendimi nga Komisioni i Vlerësimit të Rrezikshmërisë dhe dërgohet pranë burgut me qëllim aplikimin, jepen në mënyrë të qartë detyra të caktuara institucionit. Sipas procedurës që aplikohet në këtë rast, i dënuari veçohet nga të dënuarit e tjerë në burg dhe është në mbikëqyrjen dhe monitorimin e një stafi sigurie të posaçëm. Sa i përket kufizimit fizik parashikohen forma, kushte dhe mënyra të ndryshme zbatimi do të presim verifikimet nga komisioni”, tha Kareci.
