Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

NAREA: Dalja nga Lista Gri e bën Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja në prona

23:43 / October 30, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
investimet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dalja nga Lista Gri e pastrimit të parave do të sjellë ndikime pozitive edhe në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri.

Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme (NAREA) vlerëson se dalja nga Lista Gri e ndihmon zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e tregut të Pasurive të Paluajtshme, duke rritur shpejtësinë e kryerjes së transaksioneve si dhe bërë vendin me tërheqës për investime të huaja cilësore në këtë fushë, gjithnjë në përputhje me legjislacionin parandalues të pastrimit të parave.

“Nëpërmjet këtij vlerësimi pozitiv, vijnë dhe incentivat për shëndoshjen e ekonomisë shqiptare nëpërmjet flukseve legjitime në sektorët e Real Estate dhe atë të Turizmit.

Sektori i Pasurive të Paluajtshme, së bashku me sektorë të tjerë, të lidhur mes tyre ngushtësisht, janë thelbësorë në ekonominë e Shqipërisë dhe do të vazhdojnë të jenë promotorë zhvillimi,” vlerëson NAREA.

Investimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhanë kontributin kryesor në shifrën rekord të investimeve të huaja direkte vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin e kaluar investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 291 milionë eurove, në rritje me 52% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Pasuritë e paluajtshme sollën më shumë se 21% të vlerës së përgjitshme të investimeve të huaja direkte për vitin e kaluar.

Cikli i rritjes së shpejtë të çmimeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, veçanërisht në periudhën pas pandemisë, duke se është mbështetur në masë të konsiderueshme nga kërkesa që vjen prej investitorëve të jashtëm.

Investimet e huaja në prona janë tipike sidomos për zonat bregdetare, ku, megjithë rritjen e çmimeve, ato ngelen mjaft konkurruese krahasuar edhe me vendet e tjera të Rajonit, si Mali i Zi apo Kroacia.

Rritja e fortë e çmimeve të pronave në vitet e fundit i ka bërë pasuritë e paluajtshme edhe një alternativë më tërheqëse investimi. Kjo e ka rritur numrin e blerësve që kanë blerë prona jo për nevoja banimi apo shfrytëzimi familjar, por për qëllime investimi.

Banka e Shqipërisë vlerëson se në fund të vitit 2022 stoku i investimeve të huaja në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri arriti në 1.12 miliardë euro, në rritje me 44% krahasuar me një vit më parë. Në shtatë vitet e fundit, stoku i investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme pothuajse është dhjetëfishuar.

Dalja nga Lista Gri e pastrimit të parave, sipas ekspertëve, mund të lehtësojë flukset hyrëse të pagesave drejt Shqipërisë dhe të ketë një efekt pozitiv edhe në tërheqjen e investimeve të huaja në prona.

Shqipëria kishte hyrë në listën e vendeve në monitorim të shtuar (Lista Gri) për pastrimin e parave qysh në vitin 2020. Javën e kaluar Task Forca për Veprimin Financiar (FATF) zyrtarizoi vendimin për nxjerrjen e

Shqipërisë nga kjo listë pas tre vjetësh. Sipas qeverisë shqiptare, ky vendim erdhi si rezultat i progresit të shënuar nga vendi ynë në zbatimin e rekomandimeve.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, tha se ky është një vendim me një sërë ndikimesh pozitive, qoftë në aspektin reputacional, edhe në lehtësimin e kostove të transaksioneve financiare në sistemin bankar brenda dhe jashtë vendit.

huaja investime lista gri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.